Studiuesi Agron Alibali ishte sot i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV. Studiuesi tregoi për gazetaren se ka parë një dokument të Departamentit Amerikan të Shtetit që thoshte se në 1915-ën SHBA-ja propozoi që Shqipëria të ishte nën një mandat amerikan qeverisës për ta mbrojtur nga fqinjët.
“Unë kam parë arkivin e Departamentit të Shtetit që ka të bëjë me Shqipërinë. Që në faqet e para del në pah roli i jashtëzakonshëm i SHBA-së në ruajtjen e integritetit territorial të këtij vendi të vogël që sa po dilte i pavarur në arenën ndërkombëtare, i rrethuar nga fqinjë grabitqarë dhe nga Fuqitë e Mëdha që nuk e donin.
Janë bërë dhe propozime konkrete që Shqipëria e 1915-1916-ës të ishte nën një mandat amerikan qeverisjeje. Ishte propozimi që të fitojë edhe statusin e shtetit. Ndikimi i Kishës Protestante Amerikane në vitet e fillimit të shtetit të Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht pozitiv, qoftë në fushën e arsimit, qoftë në fushën e përkthimit të literaturave, ndihmave humanitare në periudhën 1913-1915-ës kur kishte tragjedi të mëdha në jug që sollën anije me ndihma nga Nju-Jorku. Në vitet 1921-1922 kishte projekte për të ngritur një universitet në Vlorë, nga Këshilli Arsimor i Universiteteve Protestante Amerikane apo ngritjen e shkollave amerikane bujqësore.
Pra ishte një interes shumë i madh. Në një moment pastaj menduan që kjo Shqipëria e vogël të ishte në një farë mënyrë në një mandat për t’u mbrojtur nga grabitqarët.”, tha zoti Alibali në DritareTV.
Ai mandati i 1919, a nuk mund të freskohet ?
Në kohën e mbretit Zogj I-rë, deputetet kerkonin zgjidhjen për zinë e bukës që kishte zënë aso kohe, nder të tjera, ngrihet Hasan Pordha dhe thotë që i shpallim luftë Amerikës, ajo do na pushtojë, dhe kështu do të na mbajë me bukë, ngrihet Kasom Leshi, dhe thotë, po sikur të fitojmë luftën ne shqiptaret , a e mbajmë dot gjithë atë amerikë me bukë.
Kësajë i thonë, të kruash bythën, me hislla haléjé.