• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STUDIMI/Gratë janë më të kualifikuara se burrat, por paguhen më pak

by Java News
09/06/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë në Shqipëri janë më të kualifikuara, por janë më pak të paguara se burrat. Studimi më i fundit i Institutit të Statistikave hedh dritë mbi ndryshimet gjinore në Shqipëri.

“Po të hedhim një vështrim të diferences që kanë burrat dhe gratë në paga në Shqipëri vërejmë se hendeku gjinor është 6,3 % në favor të meshkujve që do të thotë se gratë paguhen mesatarisht sa 93,7 % të pagës së burrave”, deklaroi Delina Ibrahimaj, drejtoreshë e përgjithshme e INSTAT.

Burrat janë më aktivë në tregun e punës, me një pjesëmarrje prej 74 për qind. Kurse pjesëmarja aktive në forcat e punës për gratë është në nivelin 59.3%. Kjo lidhet, sipas INSTAT, me pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin shtëpiak.

“Nga pikëpamja e inaktivitetit, 21.5% e grave deklarojnë se janë inaktive në tregun e punës, duke qenë se janë duke përmbushur detyrat shtëpiake dhe vetëm 1% e burrave e deklarojnë këtë si shkak inaktiviteti”, tha Ibrahimaj.

Sipas Institutit të Statistikave, gratë në Shqipëri kanë një jetëgjatësi prej 3 vjet më të madhe se burrat. Nga ana tjetër mosha mesatare e martesës për gratë është 25.1 vjeç dhe 30.4 për burrat.

Duke e krahasuar me 10 vite më parë, kjo moshë ka ardhur në rritje për të dy gjinitë, por duke ruajtur një diferencë prej 5 vitesh./a.ç

Next Post
Unitedi hyn në garë për të marrë Morata

Morata arrin marrëveshje paraprake me Unitedin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com