• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

STUDIMI: Televizioni publik më i besueshëm se privatët!

by A R
04/06/2020 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i Fondacionit gjerman Kondrad Adenauer për gjendjen e medias publike në Ballkan thotë se televizioni publik në Shqipëri ka më shumë besueshmëri se televizionet private.

Studimi mat perceptimin e qytetarëve për besueshmërinë e televizonit publik krahasuar me televizionet private, median on line dhe gazetat.

Janë 43% e publikut që kanë besim te televizioni publik (10% shumë i lartë dhe 33% besim i lartë. Edhe radio publike gëzon besueshmëri shumë më të lartë krahasuar me radiot private – shih tabelën).

Vetëm katër vjet më parë televizioni publik kishte besueshmëri afër zeros. (0,1%) Nëse mendojmë për një moment çfarë ofronte në këmbim të tarfiës 100 lekë në muaj televizioni publik 4 vjet më parë,- përgjigja është me një fjali: një kanal televiziv: TVSH-në dhe tre kanale radio. Teknologjia e prapambetur, mungesa e programeve, mungesa e dëshirës për të punuar dhe lajmet e “qilimit të kuq” e kthyen televizionin publik në treg vetëm në një aktor sapër numër..TVSH i ngjante një ekipi futbolli që ishte tërhequr me dëshirë nga gara për të luajtur me ekipet e tjera dhe nuk konsideroj si lojtar në tregun mediatik televiziv.

Pse sot besohet më shumë televizioni publik se privatët?

Nuk është vetëm fakti që shqiptarët panë për herë të parë falas kampionatin botëror të futbollit 2018, dhe as që vijojnë të ndjekin me pasion ngjarjet e mëdha që prodhon dhe transmeton transmetuesi publik.

Televizoni publik besohet më shumë sepse shumë gjëra kanë ndryshuar në harkun e katër viteve.

Nuk ka ndryshuar vetëm forma, tashmë prodhimi dhe transmetimi janë digjitalizuar, RTSH ka shpërndarjen më të mirë të sinjalit digjital në gjithë territorin e vendit, por mbi të gjitha ka ndryshuar mendësia, politika dhe përmbajtja e programeve të reja dhe ato të traditës.

Lista e ndryshimeve është e gjatë.

100 lekë në muaj paguante çdo familje shqiptare para katër vitesh për televizionin publik. Po 100 lekë paguan edhe sot.

Sot, 4 vjet më pas  është një situatë tjetër, me 14 kanale televizive, 3 kanale me program të përgjithshëm dhe 11 me programe tematike, me kanale të dedikuar për lajmet, për sportin, për muzikën, filmat, fëmijët, shkollën, kuvendin, diasporën, minoritetet – RTSH nuk ka kuptim të krahasohet me gjendjen që ishte më parë. RTSH tashmë nuk është vetëm në ekran, por e gjen on line, e gjen në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha e gjen në aplikacionin më të mirë televiziv në rajon RTSH – Tani. Televizonin publik e gjen tashmë me transmetim lokal në Veri dhe në Jug të vendit (RTSH Shkodra, RTSH Kukësi, RTSH Korça, RTSH Gjirokastra)

Televizioni publik ka vuajtur gjatë nga trashëgimia politike si krahu propagandës së partisë deri në vitin 1990. Edhe gjatë dekadave të para të tranzicionit TVSH jo vetëm i shërbeu qeverisë së radhës, por u përdor edhe si mjet propagande kundër opozitës.

Kapërcimi i mentalitetit shërbyes ndaj  qeverisë së radhës dhe konsiderimi i opozitës si aktorë kryesor dhe legjitim në lojën politike që ka hapësirën jo vetëm për të transmetuar qëndrimet politike, por edhe akuzat ndaj qeverisë dhe protestat janë një kapërcim pindarik në një kohë shumë të shkurtër.

Lista e ndryshimeve të televizionit publik është e gjatë dhe lista e sfidave për të ardhmen nuk është e shkurtër, por për momentin meriton përgëzimet që më në fund televizioni publik pa zhurmë dhe bujë, por me punë konsistente po i kthehet publikut.

Studimi i plotë: https://www.kas.de/documents/281902/281951/A+Pillar+of+Democracy+on+Shaky+Ground+%E2%80%93+Public+Service+Media+in+South+East+Europe.pdf/df97d28c-370d-fb7c-fd37-044c5d960389?version=1.1&t=1572525969018

Next Post
Flet gruaja e 37-vjeçarit që kërcënoi me armë: Policia gënjen, ja pse nuk i çojmë fëmijët në shkollë

Flet gruaja e 37-vjeçarit që kërcënoi me armë: Policia gënjen, ja pse nuk i çojmë fëmijët në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com