• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi/ Shqipëri-Greqi, divergjencat e mëdha shkaktohen nga mediat

by
09/06/2015 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat shqiptare dhe ato greke mund të jenë një katalizator pozitiv për përmirësimin e marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe grekëve.

Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” tha se shqiptarët dhe grekët kanë krijuar divergjenca të mëdha mes tyre për shkak të medias.

Kjo, u vu në dukje gjatë prezantimit të studimit të realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me temë “Greqia dhe marrëdhëniet greko-shqiptare në median e shkruar shqiptare dhe atë greke”.

Studimi nuk është gjë tjetër, por një monitorim 7-mujor i disa prej mediave kryesore shqiptare dhe greke.

“Shqipëria dhe Greqia janë dy vende partnere, por marrëdhëniet i kanë mjaft të lëkundshme”, tha Albert Rakipi, Drejtori i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, në nisje të prezantimit të studimit në fjalë.

Sipas tij, në 20 vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar, por kanë pasur dhe divegjencat përkatëse.

“Shqipëria dhe Greqia ka qenë gjithnjë një dashuri e vështirë dhe një bashkëpunim i domosdoshëm për të ardhmen rajonale, prandaj dhe analiza se si këto dy vende e vlerësojnë njëra-tjetrën përmes medias, ishte një pikë mbi të cilën mund të nisë kthimi pozitiv i kësaj marrëdhënie”, tha Rakipi.

Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” tha se shqiptarët dhe grekët kanë krijuar divergjenca të mëdha mes tyre për shkak të medias. Sipas tij, media në vendin tonë nuk shërben si urë lidhëse mes dy kulturave, por hedh gjithnjë shashka për të nxehur gjakrat. Hantke tha se në media thuhen gjithnjë lajmet negative, dhe në rast se publiku ushqehet vetëm me lajme negative dhe imazhi për vendin nga ku burojnë këto lajme errësohet.

“Media duhet të jetë një pushtet i katërt, por në Shqipëri fatkeqësisht nuk është kështu. Në vendin tuaj media ushqehet dhe nis frymëmarrjen e saj nga politika dhe përfundon aty ku politika zgjat hapin e saj.

Po të vesh re lajmet që mediat shqiptare japin për Greqinë janë vetëm “skandalet”, siç i cilësojnë mediat në dëm të shqiptarëve, pasi është materiali më i konsumueshëm. Ndërkohë, shtoi ai, harrohet fakti se në Greqi ka shumë sipërmarrje greko-shqiptare.

Ka shumë nisma rinore që jetësohen pikërisht nga shqiptarët në bashkëpunim me grekët. Pra, mediat duhet të nisen nga eksperiencat e qytetarëve dhe jo nga interesat politike”, nënvizoi Hantke.

Gjetjet e studimit:

Studimi i realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare është i ndarë në dy pjesë; mediat shqiptare dhe lajmet për Greqinë dhe mediat helene dhe lajmet për Shqipërinë.

Studimi është shtrirë në harkun kohor të shtatë muajve dhe janë përcaktuar disa fjalë kyçe si bazë për të gjetur lajmet që lidhen me vendin helen. Sipas studimit, gjatë periudhës 7-mujore është vënë re se ka pasur një fluks të lartë lajmesh për vendin grek, 225 të tilla, 213 në gazetat e përditshme, teksa 12 të tjerat tek javorja “Tirana Times”. Majat e raportimit janë shënuar në janar, prill dhe qershor dhe kishin të bënin me tre çështje të veçanta.

A) Presidenca greke në Këshillin e Europës dhe vizitat dypalëshe në vendin tonë. B) Çështja Kareli dhe C) Reforma Administrative me vëmendja tek çështja çame dhe Himara.

Sipas gjetjeve të studimit, mediat kryesisht mbulojnë çështjet politiko-sociale dhe shumë pak ekonomike, 62% me 30% të kampionit, duke dëshmuar dëshirën për të gjetur skupin (çështja Kareli).

Ndër gjetjet kryesore të studimit ishte fakti se lajmet janë raportuar me konotacion negativ 35% të kampionit, 28% konotacioni neutral, ndërsa artikujt quasi negativ dhe pozitiv përbënin 24% dhe 13% të lajmeve. Risi dhe përshtypje ishte fakti se po të hiqeshin lajmet që lidheshin me çështjen e Ilia Karelit (që është një ngjarje e izoluar dhe që nuk ndikon në marrëdhëniet afatgjata mes vendeve), vihet re se shumica e lajmeve ishte me konotacion neutral me 35% të shumës totale.

Ndërsa në rastin e presidencës greke lajmet pozitive mbizotëronin, duke kapur vlerën e 47% të shumës totale. Pra, sipas Sashenka Lleshaj, eksperte e Institutit për Studime Ndërkombëtare, një gjetje thelbësore e këtij studimi është fakti se lajmet lidhur me Greqinë ndryshojnë humor me një frekuencë mjaft të shpejtë, çka pasqyron dhe marrëdhëniet politike mes vendeve, por nuk përfaqëson kurrësesi interesin dhe marrëdhëniet afatgjata mes dy vendeve.

Gazeta Tema

Next Post

KQZ cakton vëzhguesit për zgjedhjet, SHBA me 26 të tillë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In