• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi shokues: Ja pse njerëzimi mund të zhduket pas 30 vitesh

by A R
25/04/2017 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi rreth të ardhmes së inteligjencës artificiale, raca njerëzore mund të zhduket brenda gjeneratës sonë.

“The Independent” thotë se Jeff Nesbit, ish-drejtor për marrëdhëniet publike dhe legjislativit në “Fondacionin Kombëtar të Shkencave” dhe autor i më shumë se 24 librave, ka ekzaminuar mundësitë e Inteligjencës Artificiale.

Gazeta britanike thotë se ai arrin në përfundimin se raca njerëzore mund të reshtë së ekzistuari nga viti 2050 – ose do të bëhet e pavdekshme.

Nesbit shpjegon teorinë e njohur si ASI, apo “super-inteligjenca artificiale”, sipas së cilës Inteligjenca Artificiale do të zhvillohet në super-kompjuter që mëson kaq shpejt sa tejkalon inteligjencën njerëzore dhe zgjidh të gjitha problemet.

Ndërsa në krahun tjetër ka shkencëtarë më optimistë si Ray Kurzweil, sipas të cilit nuk kemi pse frikësohemi nga inteligjenca artificiale, por nga rreziqe si bioterrorizmi dhe lufta bërthamore.

Në fakt, Kurzweil argumenton se inteligjenca artificiale ka ndihmuar në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme, në zhvillimin e energjisë së rinovueshme, kujdesin për personat me aftësi të kufizuar si dhe ka shumë përfitime të tjera.

Një këndvështrim tjetër ka miliarderi Elon Musk, pionier i parasë digjitale dhe makinave elektrike, i cili u ka thënë studentëve se me Inteligjencën Artificiale “ne po thërrasim demonin”.

Gjatë një fjalimi në Massachusetts Institute of Technology, Musk tha se “Nëse më duhet të hamendësoj se cili është kërcënimi më i madh ekzistencial për ne, me shumë mundësi është kjo (Inteligjenca Artificiale). Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me inteligjencën Artificiale ne po thërrasim demonin.”

Në një letër të vitit 2015, Musk dhe Stephen Hawking folën rreth idesë se Inteligjenca Artificiale mund të lejojë zhvillimin e armëve autonome, të cilat mund të revolucionarizojnë luftën – jo për mirë.

Armët autonome janë ideale për detyra të tilla si vrasjet, destabilizimi i kombeve, nënshtrimi i popullsisë dhe vrasja selektive e një grupi të veçantë etnik.

Hawking, një shkencëtar me aftësi të kufizuara që komunikon nëpërmjet teknologjisë që përdor Inteligjencën Artificiale, ka thënë për BBC-në se  zhvillimi i inteligjencës artificiale mund të çojë drejt fundit racën njerëzore.

Ai po ashtu tërheq vëmendjen tek rreziqet e super-inteligjenca artificiale, duke shpjeguar se inteligjenca artificiale mund të zhvillohet kaq shumë sa të vijojë të përparojë në vetvete si e pavarur.

Njerëzit të cilët janë të kufizuar ka evoluimi biologjik nuk do të arrinin të konkurronin me të dhe do të tejkaloheshin.

Por, të gjithë shkencëtarët bien dakord  në një pikë, – dikur në 30 vitet e ardhshme një super-kompjuter do të zëvendësojë trurin e njeriut për të evoluar në një super-inteligjencë, apo ASI.

Blogeri Tim Urban shkruan se teksa shumë shkencëtarë mendojnë se Super-Inteligjenca Artificiale mund të sjellë zhdukjen e njerëzimit, ka të tjerë që mendojnë se ajo mund të sjellë edhe “pavdekësinë” për qeniet e gjalla. /tvklan.al/b.d

Next Post
Sukth/ Ekzekutohen me armë në makinë 2 persona, njëri ish-shef policie i akuzuar për vrasjen e Gaz Çollakut

U vra ditën e gjyqit ndaj tij, Dalipaj në kërkim por u gjet më parë nga vrasësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In