• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi: Sekreti i jetëgjatësisë, si të zgjasni jetën tuaj të paktën me 3 vite

by Java News
03/06/2018 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë. Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut. Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, të cilës i referohet AgroWeb.org, thekson se vrapi ose ecja e shpejtë “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë  e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë. Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin shumë përfitime maksimale.

Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të kryejnë aktivitet fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij. Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

Por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës. Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap.

Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në shëndetin e njeriut, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe faktorët që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme. Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme.

Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15%. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind. A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët.

Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12%, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30%. Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak.

Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin. Ndoshta ky artikull do të frymëzojë shumë lexues të AgroWeb.org që të marrin pjesë në maratona ose të vrapojnë në ajër të pastër./AgroWeb

a.ç

Next Post
Emigranti nga Anglia fluturon në rrugë, polici: Oooo me 160 e ke këtë zotëri (VIDEO)

Emigranti nga Anglia fluturon në rrugë, polici: Oooo me 160 e ke këtë zotëri (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com