Struktura molekulare e sapunit është në gjendje të vrasë me sukses pjesëzat e koronavirusit sipas disa studimeve të ndryshme shkencore mes të cilave dhe ai i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Tajvan.
Molekulat e sapunit të cilat janë të krijuara nga një kokë hidrofile, e cila tërhiqet nga uji, dhe nga një bisht hidrofobik që lidhet me lëngun, arrijnë të sulmojnë veshjen e jashtme të koronavirusit.
Covid 19 është një virus që përshkrohet nga struktura të tjera që i japin dhe pamjen tipike të kurorës dhe është i veshur nga një shtresë e dyfishtë. I përbërë nga dy unaza kokash hidrofile që rrethojnë bishtat hidrofobikë.
Molekulat e sapunit destabilizojnë virusin sepse arrijnë të depërtojnë në shtresën e dyfishtë. Duke i ndarë dhe i futur në disa bulëza dhe duke shkatërruar membranën. Molekulat e sapunit ndërpresin dhe lidhjen që kanë së bashku elementet përbërëse të kovid 19.
Pyetje :
1) A hahet sapuni ?
2) A pihet sapuni ?
3) A mund të përdoret sapuni si ilaç ?
4) A mundet kryefamiliari, tu ngopë barkun fëmijëve me sapun ?
5) A mundet që kompanitë, tu kryejnë pagesën punonjësve me sapun ?
6) A mund të kryhet pagesa e ujit, elektrikut, qeratë, këstet e bankave, gjobat, etj….. me sapun ?
Ju lutem, boll. Boll ma. E tepruat.
Pse ore të nderuar, pa larë kemi ndejtur deri më sot ? Kaq për tokë na ulni e poshtëroni ?
Ju lutem, boll ma për sapunin.
Gjeni ndonjë argument tjetër.