Niveli i kënaqësisë seksuale tek çiftet fillon të bjerë menjëherë pas një viti së bashku. Hulumtuesit në Universitetin “Ludwig Maximilian” në Mynih, testuan kënaqësinë seksuale të disa çifteve përgjatë marrëdhënies së tyre.
Ekipi mblodhi të dhëna nga “Paneli Familjar Gjerman”, një studim që përfshiu 3000 njerëz të moshave 25 dhe 41 vjeç.
Pjesëmarrësve iu kërkua që të raportojnë se sa të lumtur janë me jetën e tyre seksuale. Studimi, i publikuar në revistën “Archives of Sexual Behaviour”, gjeti se kënaqësia seksuale është në kulmin e saj në vitin e parë të marrëdhënies, por pas një viti fillon të bjerë gradualisht.
Megjithatë, studimi sugjeron se martesa nuk ka ndonjë ndikim të keq në marrëdhënie. Madje, as fëmijët duket sikur nuk kishin ndonjë ndikim të keq, thanë hulumtuesit.