• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi për punëtorët e pastrimit: Shkelje e rëndë e të drejtave, nga paga e ulët tek kushtet e rënda të punës

by A R
09/10/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punëtorët e pastrimit në shumë qytete nuk gëzojnë të drejtat e njohura në Kodin e Punës, duke filluar nga pagesat e deri tek kushtet e punës. Kjo ka rezultuar nga studimi i kryer nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) “Sektori i Pastrimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve në Shqipëri: Kushtet e Punës dhe Roli i Bashkive” dhe i prezantuar në Ditën Ndërkombëtare për Punë të Denjë.

Studimi i realizuar analizon gjendjen e punonjësve të pastrimit nga këndvështrimi i kushteve të punës, shëndetit dhe sigurisë, si dhe mënyrën se si bashkitë dhe operatorët privatë organizojnë shërbimin. Gjetjet tregojnë shkelje të rënda të të drejtave të punës, mungesë transparence në kontratat publike, paga të ulëta dhe mungesë të mbrojtjes për punonjësit që denoncojnë abuzimet.

Gjetjet kryesore: Sektori i pastrimit është i domosdoshëm për jetën publike, por puna e punëtorëve mbetet e nënvlerësuar. Ajo shihet shpesh si një punë e “padukshme” megjithëse është thelbësore për higjienën, shëndetin dhe mjedisin;

Shërbimet e pastrimit ofrohen nga bashkitë dhe operatorët privatë, por të dyja palët përballen me kufizime. Operatorët privatë shpesh kontraktohen nga bashkitë me procedura të paqarta dhe me mungesë transparence. Në disa raste, kontratat nuk publikohen, duke kufizuar llogaridhënien publike;

Paga e ulët dhe vonesat në pagesë janë të përhapura. Punonjësit shpesh marrin pagën minimale, ndërsa në raste të tjera deklarohen paga më të larta në kontrata, por në dorë marrin më pak. Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore shpesh nuk paguhen siç duhet;

Mungesa e kontratave të qarta dhe transparencës ligjore. Shumë punëtorë nuk kanë kopje të kontratës së tyre, nuk e kanë lexuar kontratën ose nuk kanë aftësi për ta kuptuar. Kjo i lë ata të pambrojtur nga abuzimet e punëdhënësve;

Kushtet e punës janë të vështira dhe të pasigurta. Punëtorët shpesh punojnë pa pajisje mbrojtëse adekuate, duke rrezikuar lëndime, aksidente dhe sëmundje profesionale. Në shumë raste, aksidentet nuk raportohen dhe kompania nuk mban përgjegjësi;

Orari i punës është i tejzgjatur dhe jo i respektuar. Në sektorin privat, punëtorët shpesh punojnë edhe në ditët e pushimit javor ose gjatë festave zyrtare pa kompensim shtesë. Pushimet mjekësore nuk respektohen ose nuk paguhen;

Punëtorët i përkasin shpesh grupeve vulnerabël. Shumë janë me arsim të ulët, të papërgatitur profesionalisht ose pjesë e komuniteteve Rom dhe Egjiptian. Kjo i bën ata më të prekshëm ndaj shfrytëzimit dhe diskriminimit;

Hendek gjinor dhe diskriminim. Gratë punonjëse shpesh paguhen më pak ose punojnë në kushte më të vështira, duke treguar se ky sektor ka edhe dimensione gjinore të paadresuara;

Sistemi i inspektimit është i dobët. Inspektimet e Inspektoratit të Punës dhe Inspektoratit të Mjedisit nuk janë të mjaftueshme, shpesh nuk ndjekin shkeljet, duke lënë hapësirë për abuzime të vazhdueshme;

Mungesë e organizimit sindikal. Punonjësit e pastrimit kanë mbrojtje të kufizuar, pasi organizatat sindikale nuk janë aktive në këtë sektor ose nuk kanë fuqi reale për të mbrojtur interesat e punonjësve;

Respekt i pamjaftueshëm shoqëror. Puna e punonjësve të pastrimit shpesh nuk njihet si duhet, duke ndikuar negativisht në dinjitetin e punonjësve dhe duke përforcuar diskriminimin dhe margjinalizimin e tyre.

Ngarkesë e shtuar në sezonet turistike. Në verë, sidomos në zonat bregdetare, rritja e turizmit rrit sasinë e mbetjeve dhe orët e punës së punonjësve, por pa planifikim për shtim të fuqisë punëtore dhe pa shpërblim shtesë;

Dallime midis sektorit publik dhe privat. Punëtorët që punojnë drejtpërdrejt për bashkitë kanë kushte më të favorshme në lidhje me pagesat, oraret dhe pushimet, megjithëse edhe aty mungon siguria në punë. Në kompanitë private, shkeljet janë më të shpeshta dhe të rënda;

“Ky studim synon të shërbejë si mjet avokimi për reforma që garantojnë kushte më të sigurta pune, mbrojtje të punëtorëve dhe përfshirjen e dimensionit social në menaxhimin e mbetjeve. Zbatimi i standardeve të BE për punë dhe siguri mund të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë shërbime të qëndrueshme, të forcojë dinjitetin e punëtorëve dhe të rrisë cilësinë e jetës së qytetarëve”, shprehen drejtuesit e CLR-së, që kanë bërë studimin.

Rekomandimet kryesore politike dhe praktike: Bazuar në një situatë të tillë alarmante, Qendra për të Drejtat në Punë ka bërë disa rekomandime të rëndësishme për institucionet shtetërore dhe kompanitë që ofrojnë këtë shërbim. Këto rekomandime përfshijnë:

Hartimin e një akti ligjor mbi orarin e punës dhe pushimet në sektorin e pastrimit, si dhe krijimin e një regjistri transparent për kontratat dhe pagesat.

Futjen e kërkesave për punë të denjë dhe ShSP në kontratat e bashkive, me mekanizma monitorimi dhe raportim publik.

Forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit të Punës dhe inspektorateve të tjera për zbatim efektiv të ligjit.

Rritjen e fondeve për bashkitë për paga më të larta, kushte më të sigurta dhe pajisje moderne.

Lidhjen e investimeve në menaxhimin e mbetjeve me kriteret e integrimit në BE për ekonominë qarkore, punë të denjë dhe siguri.

Studimi alarmant për punëtorët e pastrimit: Shkelje e

Konferenca ku u prezantua studimi

Gjetjet e studimit “Sektori i Pastrimit dhe Menaxhimit të Mbetjeve në Shqipëri: Kushtet e Punës dhe Roli i Bashkive” u prezantuan gjatë një konference në Ditën Ndërkombëtare për Punë të Denjë. Ky aktivitet u organizua nga Qendra për të Drejtat në Punë, me mbështetjen e Olof Palme International Center.

Në këtë konferencë ishte e pranishme zonja Klodiana Spahiu, zv.kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström. Në fjalët e tyre, ata theksuan rëndësinë që ka respektimi i të drejtave të punëtorëve, si kusht i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishin punëtorë të sektorit të pastrimit, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, të cilët diskutuan lidhur me gjendjen e vështirë të punëtorëve dhe mundësive për përmirësimin e situatës.

Next Post
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Mbyllja e seancës pa debat, Bardhi: Organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In