• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

by A R
22/01/2026 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zemra blu” e Europës po tkurret shpejt.

Shqipëria ka humbur 1,144 kilometra lumenj natyrorë nga 2018 deri më 2025-ën.

Këto janë gjetjet e studimit të kryer nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur.

Sipas ekspertes së mjedisit dhe drejtores së qendrës “Lumi”, Besjana Guri, kjo gjë vjen për shkak të ndërhyrjeve të pakontrolluara në lumenjtë e vendit.

“E gjithë kjo rrjedhje lumore, pra 28% më pak është futur nëpër tuba, është devijuar, është shfrytëzuar. Lumenjtë të cilët janë prekur nga ky zhvillim janë pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Rastet ndoshta më shqetësuese ku dhe impakti mjedisor është më i madh dhe më i dukshëm, janë ato të Fanit dhe të Devollit”, u shpreh Besjana Guri, eksperte mjedisi.

Një shqetësim që ngrenë ekspertët është se dëmtimi i rrjedhës së lumenjve do të shtojë edhe fenomenet ekstreme, siç janë përmbytjet.

“Devijimi i lumenjve përveçse rrit thatësirën, ndryshon klimën, ndryshon biodiversitetin, pra kemi humbje të biodiversitetit”, tha ekspertja e mjedisit.

Studimi nënvizon si sukses shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës në mars të vitit 2023, duke parandaluar rreth 40 hidrocentrale të planifikuara, por sërish ngre si shqetësim ndotjen në Vjosë.

“Vërtet kemi një park të mbrojtur ligjerisht. Ka disa hapa që janë ndërmarrë, siç janë krijimi i një administrate, por jemi larg një menaxhimi konkret në terren sepse vërtet kemi problematika që qëndrojnë aty siç është mbetja nga plastika, nga mos trajtimi i mbetjeve, ujërave të patrajtuara nga mbetjet e naftës… Këto janë gjëra që vërtetë nuk kanë gjetur zgjidhje dhe duhet të jenë prioritare për një park kombëtar, aq më tepër të një madhësie të tillë siç është Vjosa”, sqaroi ekspertja.

Sipas studimit, gjatësia e lumenjve në vendin tonë u tkurr nga 3,812 km linearë që ishin në vitin 2018, në 2,668 km linearë në vitin 2025.

Next Post
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In