• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Studimi në Durrës: 55% e fëmijëve të prekur nga skolioza

by A M
16/06/2023 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e fëmijëve të grupmoshës 10-12 vjeç të prekur nga skolioza, në 19 institucione arsimore të Durrësit janë shqetësuese. Pas një studimi të kryer së fundmi në këto shkolla, 55% e fëmijëve të ekzaminuar rezultojnë të prekur nga skolioza, ndërsa 90% shfaqin probleme posturale.

“Në Durrës realizuam 19 shkolla. Vizituam 1471 fëmijë të moshës 12-14 vjeç dhe nga ky numër me skoliozë kanë rezultuar 815 fëmijë, diku tek 55%, që është një shifër shumë e madhe, ndërsa me probleme posturale janë mbi 90% e fëmijëve”,-tha fizioterapisti Fation DAci

Surprizuese është ndarja e rasteve në raportet qendër-periferi. Sipas fizioterapistit, fëmijet që jetojnë në qendra urabane janë më të predispozuar të jenë obezë dhe të vuajnë nga problemet me shtyllën kurrizore.

“Na doli si surprizë dhe ne u habitëm, që na rezulton se sa më afër qendrës, vendeve të banuara, ku nuk ka vend për të lozur fëmijët, problemet janë shumë më të mëdhaja, problemet posturale dhe obeziteti. Tek fëmijët që ishin në shkollat afër bregdetit, ose në pjesët rurale, fëmijët ishin shumë më të drejtë, shumë më pak obezë, shumë aktivë”,-tha

Mospërfshirja në aktivitete fizike, përdorimi i zgjatur i pajisjeve elektronike dhe pesha e çantës së shkollës janë “armiqtë” kryesorë të të miturve.

“Ne kemi bërë një pyetsor, ku i pyesim fëmijët a merren gjatë fundjavave me sport, sa herë në javë dalin me prindërit lozin, a e mbajnë telefonin, sa kohë rrijnë para telefonit dhe përgjigjet janë reale dhe për të ardhur keq. Sepse prindërit nuk dalin të lozin me fëmijët nëpër oborre, nëpër terrene sportive, nëpër pikniqe”,- tha Faton Daci, fizioterapist

Në këtë rast faji nuk është jetim.

“Situata patjetër që është shumë problematike dhe këtu faj kanë si prindërit, ashtu edhe institucionet. I pari që e dallon është prindi. Që ne na vijnë raste këtu, 15 vjeç me skolizë mbi 30 gradë dhe prindërit nuk e kanë dalluar, që edhe kjo është absurde. Pastaj janë mësuesit e edukimit fizik. Por e gjithë kjo duhet të bëhet nga institucionet. Është shteti që duhet të marrë masa urgjente. Ky është problem global, por ne jemi pak më mbrapa. Duhet të reduktohet numri i librave, ose të bëhen me dy palë libra”,- tha Faton Daci, fizioterapist.

Në rast se këto thirrje nga ekspertët nuk dëgjohen, rrezikojmë që në të ardhmen të kemi një rini të deformuar që në vitet e para të adoleshencës.

Next Post
E rëndë në Itali, dy vëllezër shqiptarë të plagosur pas sherrit me thika

E rëndë në Itali, dy vëllezër shqiptarë të plagosur pas sherrit me thika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhaka “tërbon” tifozët e Arsenalit: Me kalimin te Leverkusen bëra dy hapa përpara

Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

November 3, 2026
Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

November 3, 2026
Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

November 3, 2026
Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

November 3, 2026
Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

November 3, 2026
Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

Defekte në sistemet elektronike, probleme me votimin në Florida dhe Nju Jork

November 3, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Trump do të ketë shumë probleme”, Shala: Amerikanët janë shumë të ndjeshëm për çështjet e sigurisë

November 3, 2026
Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

Protestat për Arlinda Zekajn: Qytetarët kërkojnë shkarkimin e dy ministrave dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës

November 3, 2026
Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

Kandidati shqiptar në SHBA: Populli është lodhur nga Trump, luftrat kanë rritur kostot e jetesës

November 3, 2026
Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

Pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In