• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi me pacientët e Wuhan: Grupi i gjakut 0 më rezistenti ndaj CoVid 19. Grupi A, më i ekspozuari

by Java News
17/03/2020 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut.

Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë.

Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme.

U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.

Studiesit e Universitetit të Wuhan megjithatë vënë në dukje se studimi është paraprak dhe ka nevojë për kërkime plotësuese. Por një paralajmërim është bërë:

“Njerëzit me grup gjaku A ndoshta do të duhet të mbahen më mirë nën kontroll dhe trajtim mjekësor më agresiv.

Në kontrast më ta, grupi i gjakut 0 ka një rrezik shumë më të ulët për t’u infektuar sesa grupet e tjera të gjakut”, thuhet në studim për të cilin studiuesit apelojnë që të mos merret në konsideratë për trajtim klinik.

Një kërkues nga Laboratori Eksperimental në Tianjin, Gao Yigdai është shprehur se studimi në fjalë duhet plotësuar me mostra të tjera.

Ai ka kritikuar po ashtu studimin për mangësi pasi nuk jep shpjegime për përfundimet e veta. Pra nuk sqaron ndërveprimin molekular mes virusit dhe qelizave të kuqe të grupeve të ndryshme të gjakut.

Gao shton se ndonëse studimi i shtohet vëhzgimeve të ngjashme të bëra për SARS, pra diferencimit që ndodh në infektim për grupe të ndryshme gjaku, ai nuk duhet të merret si alarm nga njerëzit.

“Të gjithë duhet të lajnë duart”, thekson ai.

Next Post
Kreu i Institutit të Shëndetësisë: Në Itali vetëm 2 të vdekur nga koronavirusi, të tjerat…

Covid-19/Flet një prej personave që po shërohet nga Covid 19 në Shqipëri: Kjo është sfida ime tani!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com