• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi më i fundit ‘shton frikën’: Ky virus i majmunëve kërcënon njerëzit!

by
03/10/2022 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim i Universitetit të Kolorados (SHBA) ka paralajmëruar se një familje virusesh, e cila është endemike në majmunët e egër afrikanë, mund të infektojë njerëzit së shpejti.

Këto viruse konsiderohen një kërcënim kritik për majmunët makakë dhe deri tani, asnjë infeksion njerëzor nuk është raportuar. Është e paqartë se çfarë ndikimi do të kishin këto viruse te njerëzit, por shkencëtarët thonë se mund të kenë simptoma të ngjashme me Ebolën.

‘Ky virus i kafshëve ka kuptuar se si të fitojë akses në qelizat njerëzore, të shumohet dhe të shpëtojë nga disa mekanizma të rëndësishëm imunologjikë, që neve na mbrojnë nga një virus i kafshëve. Kjo gjë është shumë e rrallë’, tha autorja kryesore e studimit, Sara Sawyer, një profesore e biologjisë molekulare, qelizore dhe zhvillimore në CU Boulder.

Ka mijëra viruse që qarkullojnë midis kafshëve në mbarë botën, shumica e të cilave nuk shkaktojnë simptoma. Megjithatë, në dekadat e fundit, një numër gjithmonë e më shumë në rritje ka kaluar te njerëzit, duke shkaktuar probleme në sistemet njerëzore të imunitetit, që nuk kanë përvojë në luftimin e tyre. Këtu mund të përmendim MERS-in në vitin 2012, koronavirusin e sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS-CoV) në 2003 dhe SARS-CoV-2 (virusi që shkakton COVID-19) në 2020.

Përmes një sërë eksperimentesh laboratorike, studiuesit zbuluan, për habinë e tyre, se virusi i majmunëve ishte gjithashtu jashtëzakonisht i aftë për t’u lidhur me njeriun, duke hyrë në qelizat njerëzore dhe duke bërë me shpejtësi kopjet e tij.

Ashtu si virusi i mungesës së imunitetit (HIV), edhe virusi i ri duket se sulmon qelizat, duke çaktivizuar mekanizmat kryesorë të mbrojtjes dhe duke zënë rrënjë në sistemin imunitar.

Gjithsesi, autorët theksojnë se një tjetër pandemi nuk është e afërt dhe se publiku nuk duhet të alarmohet. Por, ata sugjerojnë që komuniteti global i shëndetit t’i japë përparësi studimit të mëtejshëm të viruseve të majmunëve, të zhvillojë teste të antitrupave të gjakut për ta dhe të marrë në konsideratë mbikqyrjen e popullatave njerëzore në kontakt të ngushtë me kafshët bartëse.

/e.d

Next Post
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In