• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

STUDIMI/ Kur është koha më e përshtatshme për marrëdhënie seksuale

by
27/07/2015 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kishit menduar ndonjëherë se cila është koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale? Po ndikimin që mund të ketë seksi dhe diferencën që bën një orë nga një tjetër?Studiuesit i janë përveshur punës kohëve të fundit pikërisht për kohën më të efektshme për të kryer marrëdhënie seksuale. Jo vetëm në Evropë, por edhe përtej saj vijnë konkluzionet e tyre, të cilat rrahin në një pikë: koha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale është mëngjesi. Le të ecim së bashku me rezultatet e kërkimeve më të fundit botërore.

Ra zilja. Zgjohuni!

Zilja e orës bie për seksin këtë mëngjes. Më në fund shkenca i jep një vëmendje të veçantë të bërit seks në mëngjes, para se të këndojë gjeli dhe të hedhim nga shtrati edhe partnerin tonë. Të bësh dashuri në agim është shumë më e shëndetshme se sa mund të mendohet. Ky është konkluzioni i një kërkimi të “Queen University” të Belfast, të cilin e ka publikuar së fundmi “The Sun”, që i atribuohet seksit në mëngjes dhe të mirave që i sjell ai organizmit.

Anët pozitive

Ky aktivitet fizik në mëngjes të bën mirë, pasi vë në lëvizje një grup muskujsh, është një gjimnastikë e mirë për zemrën, i bën mirë qarkullimit të gjakut, mban nën kontroll presionin aritmik, i bën mirë sistemit imunitar dhe mban nën kontroll peshën trupore. Frekuenca e raporteve të çiftit në mënyrë që të japin efektin e duhur, duhet të bëhen jo më pak se tre herë në javë, në të kundërt rezultatet e lartpërmendura nuk do të jepnin rezultatin optimal. Të mbash këtë frekuencë orari javor ndikon më shumë tek meshkujt sesa tek femrat. Në momentet që arrihet orgazma, shpjegojnë studiuesit, niveli i ositoksinës, hormoni që na bën të ndihemi mirë, bën që të krijohet një ekuilibër dhe të largojë format e ndryshme të atritit. Në të njëjtën kohë vihet nën kontroll kortisolo, hormoni përgjegjës që shkakton stresin. Por nuk është e gjitha kjo. Në spermë ndodhet hormoni që largon rrezikun e depresionit. Seksi vë në lëvizje dhe prodhimin e testosteronëve. E gjitha kjo nëse bëhet seks në mëngjes është premtuese jo vetëm për nisjen mirë të ditës, por edhe mbarëvajtjen e saj.

Ora e përshtatshme

Studimi irlandez nga ana tjetër është mbështetur edhe nga burime të tjera. Kështu, studioja “Centro Artes” në Torino, e specializuar për të diagnostikuar trajtimet e sterilitetit në çift, në teknikat e riprodhimit dhe në kirurgjinë moderne, arrin në të njëjtin përfundimin, por ama edhe duke regjistruar kohën më të përshtatshme, që është gjysmë ore, nga 6.30 deri në 7.00, kohë në të cilën aktiviteti seksual jep frytet e duhura. Por kjo nuk shërben vetëm për të mirat e organizmit, por edhe për një gjë mjaft të rëndësishme. Kështu, nëse dëshironi fëmijë, pikërisht në seksin e mëngjesit duhet të mbështeteni. Në mëngjes, me mendjen ende pak të përgjumur, trupi i çlodhur, nervat e shtendosur, është më e lehtë dhe për gjendjen psikofizike. Nga ora 6.30 deri në shtatë, tek meshkujt regjistrohet niveli më i lartë i testoseronit. Edhe në blogun gjerman, Liebe and Beziehungsblog (dashuri dhe raporte të shëndetshme) konfirmon se “ora e dashurisë” është mes orës 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë në të cilën gjaku i meshkujve shpërthen tek testosteronët, por edhe në 7 të mëngjesit përqendrimi i hormoneve në gjak është shtatë herë më tepër se sa gjatë gjithë ditës.

Mendimet e tjera

Ndërsa Juergen Zulley, profesor në Universitetin e Regensburg, ekspert gjerman në këtë fushë, është dakord që momenti më i mirë për të bërë seks në mëngjes është mes orëve 6 deri 9 të mëngjesit, pasi eksitimi hormonal është më i madh se në çdo orë tjetër. Konfirmimi vjen edhe nga pjesa tjetër e Evropës.

/Femrat.al

Next Post

Foto/ Çfarë mban në gjoks Genta Ismajli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In