• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi/ Kjo është grupmosha që gënjen më shumë

by
03/08/2015 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studimi/ Kjo është grupmosha që gënjen më shumë

Kur është fjala për të qenë i vërtetë dhe i besueshëm, askush nuk mund të përputhet me aftësinë e adoleshentëve në aspektin e shpeshtësisë me të cilën ata tregojnë gënjeshtra dhe bëjnë lojëra.

Kjo nuk është një gjë e çuditshme për ata prindër që kanë dëgjuar shprehjet tradicionale të adoleshentëve të tilla si, “të gjithë të tjerët e bëjnë atë”; “Nuk kam detyra shtëpie”; ose “Jam duke kaluar natën me një shoqe”, raporton “The Independent”.

Studimi, i kryer nga hulumtues në universitetin e Ghentit, Vanderbiltit, Amsterdamit dhe të Maastrichtit, provoi që në 1005 njerëz të moshës nga gjashtë deri në 77-vjeçare, adoleshentët janë më të papërgjegjshmit dhe më gënjeshtarët. Por gjithashtu nga ky studim rezultoi se fëmijët e vegjël dhe pensionistët janë njerëzit më të ndershëm në shoqëri, transmeton Koha.net.

Kjo për shkak se frekuenca me të cilën ne gënjejmë dhe aftësia jonë për t’u marrë me të, bie me moshën, ndoshta për shkak të ndryshimeve që ndodhin në tru.

“Hulumtimi ynë tregon se adoleshentët janë në përgjithësi, gënjeshtarët më të mirë”, thonë studiuesit, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “Acta Psychologica”.

“Shpeshtësia e gënjeshtrës rritet gjatë fëmijërisë, arrin pikun në adoleshencë, dhe më pas nis të bie në moshën e pleqërisë deri në atë pikë sa të moshuarit gënjejnë baras me fëmijët. Kemi zbuluar gjithashtu se perfeksionimi i gënjeshtrës ndodh gjatë fëmijërisë, përvetësohet në adoleshencën e hershme dhe përkeqësohet përgjatë adoleshencës. Zbulimet tona thonë se përderisa gënjeshtrat e personave më të moshuar mund të kapen më lehtë, adoleshentët e hershëm dinë të sajojnë gënjeshtra aq të përkryera sa që është e vështirë t’i dalloni”, theksojnë hulumtuesit.

Psikologët thonë se kjo është hera e parë që një studim është marrë me atë se cila grupmoshë gënjen më shumë.

Rezultat e këtij studimi tregojnë gjithashtu se, në përgjithësi, ne tregojmë 2.19 gënjeshtra në ditë.

Next Post

10 shkencëtarët më të ligj të të gjithë kohërave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In