Studimi kinez: ‘3 prej 4 pacientëve me Covid do shfaqin pasoja edhe pas gjashtë muajsh…’

Kina ka përfunduar dhe ka publikuar një nga studimet më të mëdha së fundmi, lidhur me koronavirusin dhe pasojat që lë ai në organizmin e pacientëve të infektuar, edhe pasi shërohen. Tre në katër e pacientë të shtruar në spital me Covid-19 vazhdojnë të shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes gjashtë muaj pas infektimit.

Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën mjekësore The Lancet, studiuan të dhëna nga 1,733 pacientë me një moshë mesatare 57 vjeç në Wuhan, ku u zbulua se 76% kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit. Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve, në 63% të pacientëve, ndërsa vështirësitë e gjumit u panë në 26% ose të pacientëve dhe ankthi ose depresioni në 23%.

Pacientët të cilët ishin shtruar në spital në një gjendje më serioze dhe kishin nevojë për oksigjen ose ishin intubuar, gjashtë muaj më vonë kishin dëmtime më të mëdha të mushkërive dhe vështirësi në frymëmarrje (përkatësisht 29% dhe 56% të pacientëve), si dhe probleme me veshkat (13% pacientë).

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com