• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi: Kanabisi sot është 10 herë më i fuqishëm se 50 vite më parë

by Java News
13/10/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmbajtja e THC në kanabis është rritur ndjeshëm që nga vitet 1970 dhe efektet anësore janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme, veçanërisht në adoleshencë. Në këtë përfudnim ka arritur një studim i botuar në “New Scientist”, sipas të cilit gjatë 50 viteve të fundit, përmbajtja e THC (delta-9-tetrahydrocannabinol, një substancë psikotrope) në kanabis është rritur më shumë se 10 herë.

Një tjetër studim i vitit 2020 që vlerëson fuqinë e marijuhanës në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Francë, Danimarkë dhe Zelandën e Re zbuloi se përqendrimet e THC në lulëzimin e tharë të bimëve të kanabisit u rritën me 0.29% në vit nga 1970 në 2017.

Një nga arsyet është se me kalimin e viteve, varietete gjithnjë e më të fuqishme të bimës janë marrë në kultivimin e kanabisit falë teknikave të sofistikuara të kultivimit selektiv. Këto versione me THC të lartë janë gjithnjë e më të njohura. Për shembull Cannabis sinsemilla, bima femërore e pafertilizuar dhe pa fara e kanabisit, mund të përmbajë deri në dyfishin e sasisë së THC në lulëzimin e saj. Në vitin 1993, kjo lloj marijuhane përbënte më pak se 4% të mostrave të kanabisit të analizuara nga Programi i Monitorimit të Fuqisë i SHBA-së, por në vitin 2008 pothuajse gjysma e mostrave ishin sinsemilla (edhe pse ndërkohë mostrat e disponueshme për analiza shkencore janë rritur njëqindfish).

Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë është se mënyra se si e konsumojmë kanabisin ka ndryshuar. Ndërsa pirja e sythave të thara mbetet qasja më e popullarizuar, ushqimet, ekstraktet ose avujt janë gjithnjë e më të popullarizuar dhe të lehtë për t’u aksesuar dhe ato kanë më shumë gjasa të kenë nivele shumë të përqendruara të THC. Nivelet më të larta të THC shoqërohen me efekte anësore më të shpeshta dhe të pakëndshme si të përzjera, të vjella, rrahje zemre jonormale dhe të çrregullta, paranojë. Dhe veçanërisht në adoleshencë, kur truri është në zhvillim, ai mund të dëmtojë lidhjet nervore, duke reduktuar kapacitetin e të mësuarit dhe kujtesës, duke shkaktuar depresion dhe çrregullime psikotike.

/f.s

Next Post
Paditet gjiganti teknologjik Google, shkak diskriminimi i gjuhës shqipe!

Paditet gjiganti teknologjik Google, shkak diskriminimi i gjuhës shqipe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In