• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi / Ja sa përqind e të rinjve janë zgjedhur deputetë dhe kryebashkiakë

by Java News
23/09/2015 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë ka sjell shifrat e para. Rezultatet tregojnë se shumë pak prej tyre vinë nga forumet rinore të zgjedhur si kryetarë bashkishë apo deputetë të Kuvendit. ‘CRCA Shqipëri’ prezantoi studimin kombëtar, studim ky i pari i llojit të tij në vend.

Sipas gjetjeve dhe të dhenave të studimit nga 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë vetëm 10 prej tyre janë të rinj nën moshën 35 vjeç, nga të cilët 4 deputetë të PS-së, 4 të PD-së dhe 2 të LSI-së. Gjithashtu studimi theksoi se nga 21 ministra të Qeverisë aktuale vetëm 3 janë të rinj dhe nga 30 zv.ministra vetëm 6 prej tyre janë të rinj me një balancë gjinore të njëjtë.

Nga të dhënat për kryetarë/e bashkish, ku kemi parasysh Zgjedhjet Lokale të vitit 2011, shohim se nga 76 kryetarë, vetëm 4 kanë qenë në moshën nën 35 vjeç kur u zgjodhën në postin e kryetarit/es të bashkisë (apo minibashkisë) në rang vendi. Asnjë prej të zgjedhurve nën moshën 35 vjeç nuk është grua/vajzë, ndërkohë që tre prej tyre janë përfaqësues të PS-së dhe 1 është përfaqësues i PD-së.

Ndërkohë që në zgjedhjet vendore të vitit 2015, shihet një rritje e vogël prej 3% e kryetarëve të Bashkive që drejtohen nga të rinj nën moshën 35 vjeç, teksa 92% e bashkive anembanë vendit drejtohen nga persona mbi këtë moshë. Rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 gjithashtu tregojnë se meshkujt nën moshën 35 vjeç përbëjnë shumicën me 4 të rinj kryetarë të bashkive dhe vetëm 1 grua kryetare e Bashkisë Prrenjas. Po ashtu të dhënat tregojnë se e majta ka 4 të rinj në pozicione drejtuese, ndërsa e djathta vetëm 1, në Bashkinë Devoll.

Në Këshillat Bashkiakë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, sjellin një panoramë thuajse tërësisht të ndryshme nga ajo e vitit 2011 dhe vihet re thuajse një trefishim i përfaqësimit të të rinjve në Këshillat Bashkiakë. Kështu nga 10% që ishte përfaqësimi në vitin 2011, në fund të Qershorit 2015 të rinjtë në këshilla përbëjnë 26,4% të të gjithë anëtarëve, duke ulur ndjeshëm edhe përfaqësimin e moshës mbi 35 vjeç në Këshilla.

Next Post

Kapiteni kuqezi Lorik Cana bëhet baba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

May 19, 2026
“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

May 19, 2026
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve

May 19, 2026
Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

May 19, 2026
Çamëria nuk falet

Hetim, hetim, hetim….

May 19, 2026
Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

Trump lëshon ultimatum të ri: Irani ka vetëm 1 javë kohë dhe më pas do ta sulmojmë fort!

May 19, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berishës i rikthehet ‘karma’, paditet në Bruksel nga Salianji e Balliu

May 19, 2026
Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

May 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

May 19, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In