• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studimi/ Institucionet Ndërkombëtare që financojnë HEC-et kërcënojnë lumenjtë natyror

by A R
14/12/2015 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet Ndëkrombëtare kanë rritur ndjeshëm financimin e HEC-ve për energjinë e gjelbër në vendin tonë. Por nëse në aspketin ekonomik ky përbën një lajm pozitiv, krejt e kudnërta mund të thuhet për efektet që jep në mjedis. Një studim i fundit i kryer, tregon se më së shumti këto financime janë kryer në zonat e mbrojtura, duke shkaktuar dëme të pariparueshme.

Eco Albania, sqaron nëpërmjet këtij njoftimi shpërndarë për mediat detajet kryesore të studimit dhe dëmet që sipas saj i shkaktohen mjedisit.

Studimi më i fundit zbulon se institucionet ndërkombëtare që financojnë HEC-et për “energjinë e gjelbër”,  kërcënojnë lumenjtë natyrorë në Shqipëri

Korporata Ndërkombëtare Financiare e Bankës Botërore (IFC) është financuesi më i madh i projekteve të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura në Shqipëri, sipas një studimi të ndërmarrë nga Riverëatch, EURONATUR dhe CEE Bankëatch Netëork, të publikuar sot.

IFC është mbështetësi kryesor i 4 HEC-eve në zonat e mbrojtura në Shqipëri me kredi dhe shërbime këshilluese me vlerë 139 milionë euro. Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 2 hidrocentrale të vendosura në zona me ndjeshmëri të lartë duke qenë habitate të veçanta për faunën e egër.

Në total, IFC-ja ka mbështetur financiarisht 16 ndërsa BERZH 8 projekte hidroenergjetike në Shqipëri. Kjo përbën më shumë se 80% e 30 projekteve të planifikuara dhe të atyre që janë në prodhim që nga viti 2005, për të cilat janë identifikuar burimet e financimit në Shqipëri nga studimi.

Studimi nxjerr në pah se disa nga hidrocentralet e financuara nga  BERZH dhe IFC  në Shqipëri jo vetëm që kanë nja ndikimin negativ mbi biodiversitetin, por gjithashtu reduktojnë aksesin e njerëzve në burimet ujore dhe përkeqësojnë cilësinë e ujit. Punimet në HEC-in Bistrica 3, afër qytetit të Sarandës, mbështetur  financiarisht nga IFC janë pezulluar vazhdimisht për shkak të shkeljeve të parametrave të mjedisit dhe ndotjes e ujit që është shkaktuar. Projekti hidrocentralit të Tërnovës në Dibër, i financuar nga BERZH ka varfëruar burimet e ujit të pijshëm të fshatrave përreth. Të dy projektet janë kundërshtuar fuqimisht nga komuniteti lokal.

Studimi vë gjithashtu në dukje se 75 projekte janë mbështetur drejtpërdrejt me 818 milionë euro nga bankat shumëpalëshe të zhvillimit në të gjithë Evropën Juglindore. 30 prej këtyre HEC-eve janë brenda kufijve të zonave e mbrojtura. Megjithatë, përveç BERZH-it edhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI) kanë dhënë 36 milionë euro për 27 hidrocentrale të vogla përmes bankave tregtare. Ata kanë refuzuar të japin detaje për emrat e projekteve, duke përmendur konfidencialitetin e klientit.

Olsi Nika nga EcoAlbania, njëkohësisht koordinatori për Shqipërinë i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës thotë: “Fakti që bankat shumëpalëshe të zhvillimit kanë financuar hidrocentrale në zonat e mbrojtura në Shqipëri tregon është e nevojshme shumë më tepër siguri – nga vetë bankat, qeveritë që i kontrollojnë ato dhe autoritetet shtetërore shqiptare “.

Të tjera banka dhe mekanizma publike austriakë të financimit, si dhe fondi publik ndërkombëtar kanë kontribuar gjithashtu në zhvillimin e projektit hidroenergjetik “HEC Lengarica”, duke ndikuar në lumin Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egra të Evropës mbetur. Për më tepër 38 HEC-e janë planifikuar në pellgun ujëmbledhës të Vjosës, duke përfshirë edhe 6 HEC-et rrjedhën e sipërme në pjesën greke të lumit.

Kompanitë koncesionare të projekteve hidroenergjetike në Shqipëri janë kryesisht kompani vendore, por që në shumicën e rasteve mbështeten financiarisht kompanitë e huaja, me investime që vijnë nga Italia, Austria dhe Norvegjia. Emiratet e Bashkuara Arabe, së fundmi duket se janë përfshirë në investime për kaskadën e lumit të Shalës, me fuqi të përllogaritur deri në 127MË, e cila do të ndikojë pjesërisht Parkun Kombëtar të Thethit dhe në integritetin e zgjerimin e Parkut Kombëtar Alpeve Shqiptare i cili është planifikuar të zgjerohet duke përfshirë gjithë zonën e Alpeve.

“Në fund të fundit, në qoftë se problemet e shkaktuara nga hidrocentralet nuk do të pengohen në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Evropës Juglindore, i gjithë sektori i energjisë së rinovueshme do të përballet me një reagim të ashpër, kështu që është në interesin e BE-së për të rritur mbikëqyrjen e saj në këtë sektor, nëse dëshiron promovimin e energjisë së rinovueshme në shtetet e saj të reja anëtare dhe të vendeve kandidate për anëtarësim”, komenton Klara Sikorova, studiuese pranë CEE Bankëatch Netëork.

“Lajmi i mirë është se shumica e HEC-eve që ne kemi marrë në analizë janë aktualisht në fazën e planeve, që do të thotë se jemi ende në kohë që të ndalohet zhvillimi i tyre aty ku është e nevojshme,” shtoi ajo.

Next Post

A është mendim i mirë... të bësh seks me ish-in?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In