• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STUDIMI i ri/ Ndryshohen opinonet. Shqiptarët dhe grekët tani mendojnë pozitivisht për njeri-tjetrin

by Java News
02/04/2022 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportet mes shqiptarëve dhe grekëve duket të jetë përmirësuar gjatë viteve të fundit, teksa vërehet një qasje pozitive të qytetarëve të secilit shtet ndaj njeri-tjetrit, gjë që ka nevojë të pasqyrohet edhe në marrëdhëniet mes politikës.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe  Hellenic Foundation for European and Foreign Policy (ELIAMEP) zhvilluan një studim të përbashkët mbi perceptimet dhe qëndrimet që kanë qytetarët shqiptarë dhe grekë ndaj njëri-tjetrit duke nxjerrë prej tij rezultate mjaft interesante duke pasqyruar realisht atë se çfarë mendojnë grekët për shqiptarët dhe këta të fundit për fqinjët e tyre grekë.

Studimi në fjalë u prezantua të enjten pranë ambienteve të Institutit Shqiptar të Medias me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe studiuesve të ndryshëm.

Në prezantimin e tij, profesori Ioannis Armakolas tha se pjesa dërrmuese e shqiptarëve dhe grekëve nuk e shohin njeri-tjetrin si rrezik, ndërsa marrëdeniet sipas tij janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, gjë që duhet të reflektohet edhe në qasjen që kanë qeveritë ndaj njëra-tjetrës.

Ndërkohë, studiuesi dhe menaxheri i këtij projekti Klodjan Seferaj nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë tha duke iu referuar studimit se shqiptarët kanë perceptim kryesisht pozitiv edhe për shtetin grek duke e perceptuar atë si një vend i përparuar ku respektohen të drejtat e njeriut.

Më poshtë, sjellim disa nga gjetjet e këtij studimi:

Sipas studimit, 29% e shqiptarëve shohin SHBA-të si mikun më të mirë të Shqipërisë; 22 për qind shohin Gjermaninë, 16 % BE-në, 12 % Italinë, etj.

Ndërkohë, gati 30% e grekëve shohin Francën si mikun më të mirë të tyre, ndërsa 24% thonë se Greqia nuk ka asnjë mik përveç vetes.

Rreziku

73% e shqiptarëve nuk besojnë e ka një shtet që përbën rrezik për ta, ndërkohë që 89 %  e grekëve mendojnë se ekziston një shtet që paraqet rrezik për ta dhe shumica e tyre mendojnë se është Turqia (80.5%).

Vendi fqinj

95% e shqiptarëve rezulton të kenë mendim pozitiv për Kosovën; 94% për Italinë; 84% për Turqinë, etj, kurse 59% rezulton e të anketuarve rezulton të kenë mendim negativ për Serbinë.

Sa i përket grekëve, 75.5 % e tyre kanë mendim negativ për Turqinë; ndërkohë që 41% e tyre kanë mendim negativ edhe për Shqipërinë. 16.5 për qind e grekëve kanë mendim pozitiv për Shqipërinë, ndërsa 42.5%  e tyre kanë një qendrim neutral.

Qasja duket disi e kundërt në Shqipëri, ku 61% e të anketuarve kanë mendim pozitiv për Greqinë dhe vetëm 27%  e tyre kanë mendim negativ.

Marrëdhëniet me Greqinë

6 nga 10 shqiptarë mendojnë se në ditët e sotme Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Greqinë.

Sidomos, në jug të Shqipërisë ku 8 nga 10 e të anketuarve mendojnë se marrëdhënie të tilla janë në një formë të mirë.

Ndërkohë, 1 nga 3 grekë mendojnë se në ditët e sotme Greqia ka marrëdhënie të mira me Shqipërinë, kurse gjysma e të anketuarve theksojnë se shtetet kanë raporte normale, as të mira dhe as të këqija. Vetëm 16% e grekëve mendojnë se Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie të këqija.

Problemet

Opinioni publik shqiptar beson se ka dy çështje që ndikojnë disi në marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë; dhe këto janë çështja e Zonës Ekonomike Ekskluzive / caktimi i zonave detare, i ndjekur nga çështja e Çamëve – që nuk njihen nga Greqia dhe/ose pretendimet e Shqipërisë për pronat e tyre në Greqi.

Ndëkohë, opinioni publik grek nuk ndan ndonjë shqetësim të dukshëm për çështje që mund të rrezikojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Të thënat e përmendura nga të anketuarit, si ekspansionizmi shqiptar (p.sh.. “Shqipëria e madhe”, qëndrimet ndaj minoritetit grek apo ndryshimit kulturor në përgjithësi, hasen si besime të shpërndara, më tepër sesa një pamje konkrete e një pjese të konsiderueshme.

Çështja çame

Ajo që bie në sy lidhet me faktin se një pjesë e mirë e grekëve nuk kanë informacion mbi çfarë ka ndodhur me çamët dhe pronat e tyre atje. Pjesa më e madhe e atyre që nuk kanë dijeni rezulton të jenë të rinj, ndërsa pasja dijeni rritet me rritjen e moshës së të anketuarve sipas sondazhit.

Situata paraqitet më ndryshe në Shqipëri. Raportohet se 85%  e të anketuarve në Shqipëri janë në dijeni për çështjen çame.

Minoriteti

Shqiptarët dhe grekët ndahen në mendimet e tyre sa i përket mendimit të tyre për mënyrën se si trajtohet minoriteti grek në Shqipëri.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve besojnë se minoriteti grek në Shqipëri trajtohet me dinjitet dhe nuk i shkelen të drejtat. Ndërkohë, 78% e grekëve besojnë se minoritetit të tyre këtu nuk i respektohen të drejtat.(ABC News)

Next Post
Ish-zv.ministri i Brendshëm rrëfen për herë të parë mbi vrasjet e 2 prillit 1991: Ju tregoj pse degradoi qeverisja e Berishës dhe si e ndaluam krimin!

Ish-zv.ministri i Brendshëm rrëfen për herë të parë mbi vrasjet e 2 prillit 1991: Ju tregoj pse degradoi qeverisja e Berishës dhe si e ndaluam krimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

July 26, 2026
Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In