• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi i Oksfordit/ Dëmet në mushkëri tek pacientët me COVID janë prezente edhe 3 muaj pas shërimit

by Java News
01/12/2020 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëmet në mushkëri që shkakton Covid-19 mund të jenë prezente edhe më shumë se tre muaj pasi pacientët janë infektuar thanë së fundmi studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

Sipas BBC, kërkuesit studiuan 10 pacientë përmes një teknike të re skanimi për të identifikuar dëmet që nuk shihen nga skaneri konvencional.

Ekipi përdori një gaz të quajtur ksenon gjatë skanimeve MRI për të krijuar imazhe të dëmtimit të mushkërive.

Ekspertët e mushkërive thanë se një test i tillë që mund të zbulonte dëmtime afatgjata do të përbënte një ndryshim të madh për pacientët e infektuar nga Covid-19.

Prof Fergus Gleeson, i cili po udhëheq punën kërkimore, provoi teknikën e tij të skanimit në 10 pacientë të moshës midis 19 dhe 69 vjeç.

Tetë prej tyre kishin gulçim dhe lodhje të vazhdueshme tre muaj pasi ishin infektuar, edhe pse askush prej tyre nuk ishte shtruar në spital apo të kishte pasur nevojë për oksigjen dhe skanimet konvencionale nuk kishin gjetur probleme në mushkëritë e tyre.

Skanimet me gazin ksenon treguan shenja të dëmtimit të mushkërive – duke nxjerrë në pah zonat e prekura, në tetë persona që raportuan marrje fryme.

Rezultatet e tanishme e kanë shtyrë Prof Gleeson të planifikojë një studim me deri në 100 persona për të parë nëse e njëjta gjë është e vërtetë për njerëzit që nuk ishin shtruar në spital dhe nuk kishin vuajtur nga simptoma serioze të Covid.

Ai po planifikon të punojë me mjekë të përgjithshëm për të skanuar njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në të gjitha grup moshat.

g.kosovari

Next Post
Itali, si u imunizua nga koronavirusi komuniteti kinez i Pratos

Itali, si u imunizua nga koronavirusi komuniteti kinez i Pratos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

October 27, 2026
“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

October 27, 2026
Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

October 27, 2026
Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

October 27, 2026
Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

October 27, 2026
As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In