• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i fundit/ Sozia juaj është diku nëpër botë! Ndani ADN me të, edhe pse nuk keni lidhje familjare

by
24/08/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studimet më të fundit po provojnë faktin se midis sozive mund të mos ketë vetëm ngjashmëri fizike, por edhe të gjenden shumë të përbashkëta në ADN-në e tyre.

Charlie Chasen dhe Michael Malone u takuan në Atlanta në vitin 1997, kohë kur Malone ishte këngëtar i ftuar në grupin e Chasen. Ata shpejt u bënë miq, dhe kushdo komentonte ngjashmërinë e tyre të frikshme fizike, aq sa shpesh i mendonin si vëllezër binjakë.

Ata janë jashtëzakonisht të ngjashëm, por janë thjesht sozi dhe nuk kanë lidhje gjaku mes tyre. Paraardhësit e Chasen janë nga Lituania dhe Skocia, ndërsa prindërit e Malone nga Republika Domenikane dhe Bahamasi.

Kohët e fundit, të dy miqtë u bënë pjesë e një projekti dhe studimi nga Instituti Kërkimor i Leukemisë “Josep Carreras” në Barcelonë. Një nga studiuesit, dr. Manel Esteller kishte analizuar më parë dallimet fizike midis binjakëve identikë, por donte të ekzaminonte edhe të kundërtën: njerëzit që duken njësoj, por nuk janë të afërt.

Në një studim të botuar në revistën “Cell Reports”, dr. Esteller dhe ekipi i tij rekrutuan një grup njerëzish të ngjashëm për të kryer teste ADN-je dhe pyetësorë rreth stilit të jetesës. Nga 32 çifte, 16 prej tyre u panë se kishin ngjashmëri, si në pamjen fizike ashtu edhe në ADN.

“Këta njerëz duken njësoj sepse ndajnë pjesë të rëndësishme të gjenomit, ose sekuencës së ADN-së. Fakti që njerëzit që ngjajnë shumë, kanë gjene të përbashkëta bën sens, por nuk ishte provuar kurrë.”Dr. Manel Esteller, studiues në Institutin Kërkimor të Leukemisë “Josep Carreras”

Sipas ekspertëve, gjetjet e studimit do t’i ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë në të ardhmen sëmundje të ndryshme dhe nëse sozitë kanë mjaft gjene të ngjashme për t’u dukur njësoj, ata mund të japin edhe material gjenetik për trajtimin e sëmundjeve.

/e.d

Next Post
“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe”/ ‘Mburret’ Meta, mesazh Ramës: Ti je zemërlepur!

"Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe"/ 'Mburret' Meta, mesazh Ramës: Ti je zemërlepur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Kuvendi: SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi! KLP dhe KLGJ, dy këshilla që kanë falimentuar!

Rama nga Kuvendi: SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi! KLP dhe KLGJ, dy këshilla që kanë falimentuar!

September 18, 2026
‘Jep dorëheqjen’- Rama i kujton Tabakut masakrën e “21 janarit”: Sot protestohet në të njëjtin bulevard ku janë vrarë e plagosur qytetarë (VIDEO)

‘Jep dorëheqjen’- Rama i kujton Tabakut masakrën e “21 janarit”: Sot protestohet në të njëjtin bulevard ku janë vrarë e plagosur qytetarë (VIDEO)

September 18, 2026
“Duhet kufi për pushtetet”- Rama: Ligj i ri për pagat e magjistratëve, po konsultohemi me KiE! Kushtetuesja s’i thotë dot Kuvendit çoje dorën kështu!

“Duhet kufi për pushtetet”- Rama: Ligj i ri për pagat e magjistratëve, po konsultohemi me KiE! Kushtetuesja s’i thotë dot Kuvendit çoje dorën kështu!

September 18, 2026
Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

September 18, 2026
Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com