• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i fundit: Ja sesi duhet të qëndrojnë në shtrat pacientët me Covid-19, që të shmangin intubimin

by Java News
29/08/2021 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim klinik në 6 vende të botës, dhe mbi më shumë se 1.100 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, të cilët kishin nevojë për terapi intensive me sasi të mëdha oksigjeni, sugjeron që qëndrimi shtrirë barkas, menjëherë pas shtrimit në spital, mund të zvogëlojë ndjeshëm nevojën për t’u lidhur pas një ventilatori.

Ndërsa specialistët e terapisë intensive, e kanë praktikuar prej vitesh këtë gjë tek pacientët e intubuar me sindromën e problemeve akute të frymëmarrjes, ky studim siguron dëshmitë klinike të nevojshme, për ta përdorur në masë shtirjen barkas të pacientëve me Covid-19, që kërkojnë terapi përmes furnizimit intensiv artificial me oksigjen.

Gjetjet, të botuara së fundmi në “Lancet Respiratory Medicine”, janë fryt i të dhënave të një studimi të kryer në qendrat mjekësore në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Francë, Kanada, Irlandë dhe Spanjë, tek pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19, midis prillit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti.

“Frymëmarrja në pozicionin barkas i ndihmon mushkëritë që të funksionojnë në një mënyrë më efikase”-shpjegoi autori kryesor i studimit dr.Xhi Li, profesor i asociuar dhe terapist i frymëmarrjes në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rash në Çikago, Ilinois, SHBA.

“Kur njerëzit që vuajnë nga probleme të rënda të oksigjenimit të gjakut, qëndrojnë shtrirë mbi bark, kjo sjell përputhjen më të mirë të qarkullimit të gjakut dhe ventilimit të mushkërive, gjë që përmirëson ndjeshëm nivelet e oksigjenit në gjak”- thekson ai.

Li vë në dukje se janë në dispozicion disa ndërhyrje për të përmirësuar oksigjenimin e gjakut tek pacientët me forma të rënda të Covid-19. Gjithsesi, deri më tani kishte pak dëshmi klinike të përqendruara tek rezultatet, që të tregonin se pozicionimi barkas para ventilimit mekanik ishte shumë i dobishëm.

Në këtë studim novator, autorët hipotetizuan që në fillim se shtrirja barkas e ulte ndjeshëm nevojën për ventilim mekanik tek pacientët me forma kritike të Covid-19. Pacientët e studiuar, u zgjodhën rastësisht në grupet e pacientëve që qëndronin të shtrirë, mbi shpinë apo bark.

Atyre iu kërkua të qëndronin barkas për aq kohë sa mund të duronin. Të dyja grupet siu nënshtruan terapisë me maska oksigjeni me rrjedhje të lartë. Ata u monitoruan vazhdimisht, për të përcaktuar nëse ishte i nevojshëm ventilimi mekanik.

Të dhënat e këtij studimi, treguan se grupi që qëndroi barkas, kishte shumë më pak gjasa që të kërkonte ventilim mekanik (33 për qind në grupin që qëndroi barkas, përkundrejt 40 për qind në grupin që qëndroi shtrirë mbi shpinë.

Autori tjetër kryesor i studimit, Stefan Erman, nga Tursi në Francë tha se “qëndrimi barkas i pacientëve, është një lëvizje e sigurt që zvogëlon rrezikun e dështimit në trajtimin e dështimit akut hipoksemik të frymëmarrjes për shkak të Covid-19. Shëndeti i pacientëve përmirësohet ndjeshëm, nëse ata munden të qëndrojnë në këtë pozicion për të paktën 8 orë në ditë”- theksoi ai.

Next Post

Ish ministri i LSI sulmon ambasadoren e SHBA, Manjani: S'ka hiç nevojë për negociata ala Kim, ja skenari i bashkëpunimit PS-PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In