Një studim i Universitetit britanik të Stanfordit tregon se për shkak të futbollistit egjiptian, Mohamed Salah, i cili luan për skuadrën e Liverpulit, që fitoi edhe Kupën e Kampionëve të Europës, në qytetin anglez është ulur niveli i islamofobisë.
Sipas rezultateve të studimit, ardhja e Salahut te Liverpuli në vitin 2017, ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e islamofobisë në qytet.
Pas transferimit të Salahut, numri i postimeve antiislame në rrjetet sociale në mesin e tifozëve të Liverpulit është ulur 50%, ndërsa islamofobia në të gjithë qytetin është ulur 18,9%.
Raporti thekson se shkaku e ndikimit të tillë të Salahut janë rezultatet e tij të jashtëzakonshme sportive, por edhe humane, që tërheq vëmendjen e opinionit.
Mohamed Salah në vitin 2017 erdhi nga Roma në Liverpool për vlerën e 42 milionë eurove.
/a.rada










