• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Llatja: Në 30 qershor Elbasani do t’i ribesojë PS-së

by A R
08/06/2019 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja shprehu bindjen se në zgjedhjet e 30 qershorit qytetarët elbasanas do t’i ribesojnë sërish Partisë Socialiste.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëherësh deputet i Elbasanit, Taulant Balla, si dhe nga deputetja Evis Kushi, kandidati Llatja tha se zgjedhjet e 30 qershorit kanë një rëndësi kombëtare, duke premtuar ndryshime të mëdha në zonën e Elbasanit.

“Në 30 qershor ne do të bëjmë zgjedhje ku do të lidhim kontratën me njëri-tjetrin. 30 qershori për ne është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për bashkinë e Elbasanit, por edhe për mua si kandidat, që do të lidhë kontratën me qytetarët e mi për katër vitet e ardhshme, apo për këshillin tonë bashkiak, por është i rëndësishëm për gjithë Shqipërinë, për t’i treguar gjithë botës që Partia Socialiste është ajo që bën zgjedhjet model, që bën zgjedhjet më të mira, që ka forcën më të madhe mbështetëse në popull”, – shpreh ai.

Duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve, Llatja theksoi se Partia Socialiste ka ndërmarrë reforma të rëndësishme shtetformuese për vendin.

“Ne jemi ata që kemi bërë reformat kryesore shtetformuese, pra ne jemi ata që shtetin po e bëjmë për veten tonë, për fëmijët tanë, për njerëzit tanë që të jetojmë të gjithë në një ambient sa më të mirë. Ne jemi ata që do të bëjmë dhe zhvillimin e zonave rurale, në bashkinë e Elbasanit. Falë punës shumë të mirë të kryebashkiakut Qazim Sejdini, si dhe falë Kryeministrit Rama në këto 6 vitet e fundit, Elbasani ka një transformim rrënjësor, është punuar shumë për të pësuar ndryshime si në infrastrukturë, siç është impianti i mbetjeve. Këshilli ynë bashkiak është më i miri që ne kemi patur ndonjëherë, për ne nuk ka patur ndonjëherë rëndësi se kush ishte kandidati përballë dhe nuk e kemi parë si armik tonin, ne po rikandidojmë për një mandat të katërt dhe do e fitojmë atë, pikërisht se kemi qenë dhe jemi më të mirët”, – theksoi ai.

/a.r

Next Post
Lajmëtari i grushtit të shtetit: Bashën po e thërrasin kot, Ramës po i mbyllin çështjen

SHBA nuk i jep vizë, habit Vasili: Shyqyr që Amerika është e qartë, ia ka hequr vizën Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In