• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Studimi i BB: Rreth 40% e bizneseve të vogla në Shqipëri nuk kanë llogari bankare

by Java News
23/08/2018 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria karakterizohet nga një cektësi financiare, ku përgjithësisht një pjesë e madhe e popullsisë dhe bizneseve nuk mbulohen me shërbime bankare.

Por një anketë e Bankës Botërore në lidhje me shërbimet bankare në Shqipëri e publikuar së fundmi ka gjetur se rreth 40 për qind e bizneseve të vogla nuk kanë një llogari bankare. Fenomeni i mospasjes së llogarive bankare është i përhapur edhe në bizneset e mesme dhe të mëdha pasi rreth 1 për qind e tyre kanë raportuar se nuk kanë llogari.

Shumica e bizneseve të mesme dhe të mëdha (më shumë se 70 për qind e tyre) raportojnë se kanë tre ose më shumë llogari bankare. Vetëm 2 për qind e bizneseve mikro dhe 14 për qind e bizneseve të vogla raportuan se kishin një terminal POS. Teksa shihet se e-commerce përdoret shumë rrallë në më pak se 10 për qind në të gjithë madhësitë e biznesit.

Ndër individët, moshat më të vjetra nuk kanë marrëdhënie të mira me bankat. Popullsia mbi 65 vjeç ose më shumë, duket se ka një raport më të ulët për qasjen në llogari bankare, pasi vetëm 20 për qind e tyre kanë një të tillë, krahasuar me të rriturit që ishin 40-64 vjeç, ku 45 për qind e tyre kanë llogari.  Ndërsa popullsia nga mosha 18 deri 39 vjeç rreth 39 për qind e tyre disponojnë llogari në bankë, shkruan monitor

Vetëm 2 për qind e popullsisë kanë raportuar se përdorin internet. Bazuar në gjetjet e anketës, 24 për qind e popullsisë së rritur në Shqipëri ka një kartë debiti dhe 3.5 për qind e popullsisë së rritur zotëron një kartë krediti. Raporti më i lartë i pronësisë së kartave të debitit është vërejtur në mes të të rriturve në moshat 30 dhe 39 vjeç (32 për qind).

Kategoritë e tjera shfaqin raporte të ngjashme të pronësisë së kartave të debitit. Mbi tre të katërtat e mbajtësve të kartave të debitit raportuan se e përdorin vetëm për tërheqje cash.

Gjatë periudhës 2015-16, niveli i ATM-ve  me (-4.2 për qind dhe -3.2 për qind, respektivisht).

Konsumatorët shqiptarë raportojnë se marrin pagesat ditore në para të gatshme  në rreth 96 për qind të pagesave të kryera.

a.ç

Next Post
Mbulimi i skandaleve seksuale, Trump: Pagesat për ‘heshtjen e dy grave’ i bëra unë

Mbulimi i skandaleve seksuale, Trump: Pagesat për 'heshtjen e dy grave' i bëra unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

January 26, 2026
Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

January 26, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

January 26, 2026
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)

E rëndë në Gramsh, kamioni bie në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit dhe mësuesja. Plagoset rëndë infermierja (EMRAT)

January 26, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Mëkat, të tallesh me ata njerëz

January 26, 2026
Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

Erion Veliaj kërkon lirimin, Gjykata Kushtetuese vendos kalimin për shqyrtim të çështjes

January 26, 2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një e plagosur

Harroi qiririn ndezur e banesa u përfshi nga flakët, humb jetën i moshuari në Vlorë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In