• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i Akademisë së Shkencave: 6-7% e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet ndaj COVID-19

by A R
20/07/2020 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përhapja e imunitetit specifik ndaj COVID-19 në popullatën e qytetit të Tiranës në 3 muajt e parë të epidemisë ka qenë relativisht e kufizuar. Ndërsa në qytetin e Tiranës brenda muajit qershor 2020, ka pasur një rritje më të shpejtë të përhapjes së infeksionit në komunitet, të vlerësuar në 6-7%. Por studiuesit vlerësojnë se kjo është ende shumë larg imunitetit kolektiv të ashtuquajtur të tufës.

Këto ditë, specialistёt akademik Genc Sulçebe dhe Prof. Dr. Alban Ylli përfunduan studimin seroepidemiologjik të gjendjes imunitare ndaj virusit shkaktar të COVID-19 në popullatën e qytetit të Tiranës.

Sipas studimit të publikuar nga Akademia e Shkencave, vërehet se nga rezultatet e testimeve, nga situata serioze e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri në periudhën qershor-korrik, si dhe gjendjes në spitale për trajtimin e tyre, komisioni i mjekësisë dhe grupi i pandemisë tërheqin vëmendjen dhe rekomandojnë se situata e pandemisë është serioze dhe agresiviteti i virusit COVID-19 nuk është zbutur.

Ata bëjnë të ditur se veprimi dhe përhapja e tij nuk bëjnë dallime të mëdha, midis vendeve të pasura e të varfra, të perëndimit a të lindjes.

“Në fillim u duk se midis vendeve të Ballkanit, do të kalonte me efekte të ndryshme nga vendet e Evropës. Por kjo nuk po provohet me rëndimin aktual të situatës në Ballkan. Prandaj në kushtet e lehtësimit të lockdown-it, si dhe të lëvizjeve të konsiderueshme të popullatës në stinën e pushimeve verore, për të frenuar qarkullimin e virusit, autorët rekomandojnë se duhet të ndërpritet lehtësimi i mëtejshëm i masave që kufizojnë grumbullimet e personave dhe të dekurajohen veprimtaritë që nxisin grumbullime masive të njerëzve”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Po ashtu rekomandohet që shërbimet e restoranteve dhe bareve në mjedise të mbyllura, aktivitetet shkollore në mjedise të mbyllura, aktivitete artistike dhe sportive me spektatorë në salla të mbyllura, duhet të vijojnë të mbeten të ndaluara.

Rekomandohet të merren masa të rrepta për të siguruar mbajtjen e detyruar të maskave sidomos në mjedise të mbyllura publike, si dhe të shihet mundësia t’u sigurohen falas atyre që nuk kanë mundësi për t’i blerë ato.

Të përshkallëzohen aktivitetet inspektuese lidhur me respektimin e protokolleve të funksionimit të shërbimeve të tregtisë, transportit dhe industries, si dhe të vijohet me forma të ndryshme të ndërgjegjësimit të publikut lidhur me përshtatjen e sjelljeve vetjake për të ulur riskun nga infektimi.

Rekomandim tjetër i ekspertëve është një fokus më i madh ndaj grupeve të veçanta të popullatës që shprehin rezistencë ndaj informacionit, inkurajimi kudo ku është e mundur i punës nga shtëpia, intensifikimi i aktiviteteve të testimit dhe izolimit të personave të infektuar në komunitet. si dhe të vijohet me inkurajimin e monitorimit serologjik në grupe të ndryshme të popullatës.

/a.r

Next Post
I dënuar me 25 vite burg për vrasje, kush është i ekstraduari nga Belgjika

I dënuar me 25 vite burg për vrasje, kush është i ekstraduari nga Belgjika

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Njoftime te trishta dhe ndjellakeqe. Me popullin dhe ne popull flitet hapur jo me e terci e verci. Kush ben politike me Covid-19 eshte antihuman. Cthote nje portal nuk e thote nje tjeter,mini bere kazane bosh qe skini te ngopur me para. Edhe akademia e gjinushit nuk ben ndonje dallim nga port(h)alet ndjellakeqe e marroqe. Jepni informacione bazike dhe ti sherbejne perballjes me kete situate te rende dhe jo gjysma te vertetash te neveritshme. Do behet depistimi I popullates, si,ku dhe sa kushton. Shtet i degjeneruar qe kerkon te bej politike me vdekjen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In