• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

STUDIMI / Hani drithëra, të mbeteni gjallë

by
15/06/2015 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjatë e vogël drithëra çdo ditë mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, pasi që zbuluan se drithërat e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.
Edhe pse qysh në studimin e parë e kuptuan se drithërat integrale janë të dobishme për shëndetin tonë, edhe në këtë studim ata e shqyrtuan ndikimin e tyre afatgjatë në jetëgjatësinë tonë.
Hulumtuesit i vëzhguan më shumë se 100.000 njerëz gjatë një periudhe 14- vjeçare, e përcollën dietën e tyre dhe gjendjet shëndetësore. Të gjithë ata që ishin të përfshirë në studim ishin të shëndetshëm në vitin 1984, kur u regjistruan, por në vitin 2010 më shumë se 26.000 të anketuar vdiqën. Megjithatë, ata që kishin konsumuar më së shumti drithëra integrale, si tërshëra, orizi ngjyrë kafe, misri dhe quinoa, kishin mbetur të mbrojtur nga shumë sëmundje, veçanërisht sëmundjet e zemrës.
Tërshëra është tashmë zgjedhja e parë për mëngjes tek shumë atletë dhe njerëz në dietë, ku niveli i lartë i fibrave ofron energji. Por shkencëtarët kanë zbuluar se 28 gramë të drithërave integrale në ditë (ekuivalente me një pjatë të vogël) e zvogëlon rrezikun nga të gjitha vdekjet për pesë për qind, ndërsa vdekjet e lidhura me sëmundjet e zemrës për nëntë për qind.
“Këto rezultate i mbështesin udhëzimet aktuale për dietë të cilat rekomandojnë konsum të më shumë drithërave integrale,” tha udhëheqësi i studimit Honhyu Wu. “Ato gjithashtu ofrojnë dëshmi premtuese që sugjerojnë se një dietë e pasur me drithëra integrale e zgjatë jetën.”
Konkluzionet e studimit kanë mbetur të njëjta, madje edhe kur janë llogaritur mosha, pirja e duhanit, indeksi i masës trupore, dhe aktivitetet fizike. Drithërat integrale, në të cilat futen edhe krundet dhe farat, përmbajnë 25 për qind më shumë proteina sesa drithërat e rafinuara, si mielli i bardhë, makaronat dhe orizi i bardhë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se drithërat integrale mund ta rrisin densitetin mineral të eshtrave, ta ulin presionin e gjakut, t’i nxisin bakteret e shëndetshme të zorrëve dhe ta zvogëlojnë rrezikun nga diabeti.
Drithërat integrale gjithashtu rekomandohen edhe në shumë udhëzime dietale, meqë përmbajnë nivele të larta të ushqyesve si zinku, bakri, mangani, hekuri. Besohet se ato e përmirësojnë nivelin e antioksidantëve që luftojnë me radikalet e lira.
Ky studim, i cili u botua në “JAMA: Internal Medicine”, tregon se në qoftë se më shumë njerëz zbatojnë konsumimin e rregullt të drithërave integrale, mijëra jetë mund të shpëtohen çdo vit, transmeton Koha.net. Sëmundjet koronare të zemrës, për shembull, janë vrasësi më i madh në Britaninë e Madhe. Ato janë përgjegjëse për mbi 70.000 të vdekur në Britani të Madhe çdo vit.
“Ky është një hulumtim interesant i cili i përforcon rekomandimet ekzistuese dietale të cilat thonë se duhet konsumuar më shumë ushqime të pasura me fibra”, tha Victoria Taylor, dietiste e lartë në British Heart Foundation. “Personat me konsum më të lartë të drithërave integrale janë edhe më të prirë ndaj një mënyre më të shëndetshme jetese dhe dietale, kështu që nuk janë vetëm drithërat integrale përgjegjëse për uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare. Vendimi më i mirë është që të kaloni në bukë me miell integral, drithëra, makarona në grurë integral dhe oriz të kafenjtë”, përfundon Taylor. /Telegrafi/

Next Post

Përleshje në Pukë/ Policia: Sherr banal, jo për motive politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com