Një studim i fundit ka zbuluar se ndërsa femrat preken më shumë nga sëmundjet, ato gjithashtu janë më të shqetësuara krahasuar me meshkujt dhe përdorin më tepër ilaçe dhe bëjnë më shumë pushim
Femrat shpesh konsiderohen seksi më i dobët. E ndërsa ky pretendim i debatueshëm mund të shkaktojë diskutime të zjarrta për barazinë e grave me burrat, e vërteta është se zbulimet më të fundit kanë treguar se femrat preken më shumë nga sëmundjet.
Një sondazh mbi shëndetin dhe mënyrën se si njerëzit përballen me sëmundjen nga analistët e Mintel zbuloi se në pothuajse çdo pyetje në lidhje me shëndetin, gratë kanë më tepër gjasa të vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Femrat ishin gjithashtu të predispozuara të zinin shtratin dhe të kërkonin menjëherë mjekim që të shëroheshin shpejt.
Gratë mund të argumentojnë se arsyeja për këtë është se ato janë nën presion më të madh sesa meshkujt, pavarësisht punës, për të pasur një ngarkesë intensive, përfshirë kujdesin ndaj fëmijëve.
Si rezultat, ato kanë më tepër gjasa të kenë kontakt me bakteret e sjella në shtëpi nga fëmijët. Studimi zbuloi se 81 për qind e grave raportuan se vuajtën nga dhimbja e kokës në vitin e shkuar, përkundrejt 68 për qind të burrave.
Nuk ka arsye për të besuar se kjo shifër është e fryrë nga klisheja e dhimbjes së trilluar të kokës, por veçse një matje e sinqertë.
I njëjti studim zbuloi se 57 për qind e grave vuajtën nga dhimbja e shpinës, krahasuar me 50 për qind të meshkujve.
Një në tri gra – 34 për qind – tha se kishte përjetuar pesë ose më tepër lloje të ndryshme të dhimbjes në 12 muajt e fundit përkundrejt një nga katër – 27 për qind – të burrave.
Kërkimi i kompanisë “Mintel”, që merret me hulumtime të marketingut kërkoi t’i jepte përgjigje fenomenit të gripit të burrave, ide që thotë se burrat kanë më tepër gjasa të zënë shtratin që në shenjat e para të temperaturës ose kollës së keqe.
Rreth 57 për qind e grave që vuajtën nga gripi apo e ftohura thanë se e përballuan atë duke zënë shtratin dhe duke pushuar, krahasuar me 44 për qind të burrave që bënë të njëjtën gjë.
Njëkohësisht, 31 për qind e grave thanë se kishin shmangur daljen kur ishin të sëmura, krahasuar me 24 për qind të burrave.
Analisti i stilit të jetesës pranë Mintel, Jack Duckett, tha: “Kërkimi ynë tregon se gratë janë dukshëm me më shumë gjasa të përjetojnë shumicën e dhimbjeve krahasuar me meshkujt, që gjithashtu përjetojnë një varietet të madh dhimbjesh”.
“Ndonëse burrat po bëhen më aktivë në shtëpi, gratë vazhdojnë të mbajnë peshën më të madhe në përgjegjësinë e punëve të shtëpisë, duke i vënë ato në rrezik më të madh të dhimbjes së shpinës, pa përmendur ciklet menstruale dhe shtatzëninë”.
Ai tha se burrat kishin zakonisht më tepër gjasa të vazhdonin me punët e përditshme kur ndiheshin disi të sëmurë. Ata gjithashtu kishin më pak gjasa të merrnin ilaç për sëmundjen.
Duckett tha: “Ndërsa ‘gripi i burrave’ është makthi i çdo gruaje, i njëjti kërkim zbulon se janë femrat ato që kanë më tepër gjasa të zënë krevatin kur preken nga gripi apo e ftohura.
Kur konsumatorët që kishin përjetuar një të ftohur, grip, kollë apo probleme me fytin gjatë vitit të shkuar u pyetën se cila ishte sjellja e tyre e zakonshme ndërsa vuanin nga një prej sëmundjeve, vetëm 44 për qind e burrave thanë se flinin më shumë gjumë apo pushonin më tepër, krahasuar me 57 për qind të grave.
Ndërkohë, 31 për qind e grave thanë se shmangnin lëvizjet jashtë shtëpisë, krahasuar me 24 për qind të burrave.
Gratë gjithashtu kishin më tepër gjasa të konsumonin ushqim kur kalonin nëpër një sëmundje, në një normë 24 për qind me 16 për qind krahasuar me burrat.
Konsumi i lëngjeve shihet si një mënyrë e mirë për të përshpejtuar rikuperimin nga një e ftohur, por ndërsa 69 për qind e grave e zbatonin këtë gjë, shifra është 54 për qind për burrat.
Studimi zbuloi se 78 për qind e grave ishin më të kënaqura të merrnin ilaçe kundër sëmundjes, krahasuar me 66 për të meshkujve.
Burrat kanë më pak gjasa të kujdesen për veten kur vuajnë nga e ftohura apo sëmundjet që lidhen me gripin. Ata kanë më pak gjasa të pinë lëngje, të flenë mjaftueshëm apo të shmangin daljen nga shtëpia.
Kjo tregon se burrat janë më pak të angazhuar të kujdesen për shëndetin e tyre.
Sondazhi u krye si pjesë e një analize më të gjerë të së ardhmes së tregut të barnave pwr sëmundjet si kolla dhe e ftohura.
Në përgjithësi, tregu për këto ilaçe është rritur me 12 për qind nga viti 2010 deri në 2015, ku aktualisht është 2 miliard dollarë. Kompania e analizimit të tregut ka parashikuar rritje të mëtejshme në 5 vitet e ardhshme.
Dita/d.i.