• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Studimi/ Familjet kredimarrëse në Shqipëri, me përqindjen më të lartë të pamundësisë për shlyer këstet

by Java News
25/11/2021 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim krahasues i Bankës Qendrore të Austrisë, i bazuar në anketë, tregoi se, gjatë vitit pandemik 2020, familjet huamarrëse në Shqipëri kishin përqindjen më të lartë të moskorrektësisë në pagesën e kredive në banka.

Siç shihet në grafikun bashkëngjitur, gati 40% e familjeve huamarrëse në Shqipëri kishin pasur së paku një herë vështirësi për të shlyer këstin e huasë në 12 muajt para anketës. Gjithashtu Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që kishin vështirësi më shumë se një herë për të shlyer këstet gjatë një viti.

Sipas buletinit periodik të Bankës Qendrore të Austrisë, Shqipëria u rendit e para për numrin e lartë të familjeve huamarrëse që kishin krijuar vonesa deri në 90 ditë për shlyerjen e huave. Studimi tregoi se përqindja e lartë e familjeve, që nuk kanë mundur të shlyejnë së paku një herë kredinë në kohë, i ka penguar ato të përfitojnë në masë nga moratoriumet e bankave gjatë pandemisë për shtyrje të pagesave të kësteve dhe interesave.

Por me gjithë këtë ecuri, 19% e familjeve huamarrëse në Shqipëri, që kishin një kredi për të shlyer, përdoren moratoriumet (shtyrjen e pagesave të kësteve të huave),  ndërkohë që në 10 vende të Europës Lindore dhe Qendrore përqindja e familjeve huamarrëse që përfituan nga shtyrja e kësteve të huave ishte më e lartë, në Serbi me 60% dhe Maqedoni me rreth 35%. Në vende të tjera të tilla si Bullgaria, Hungaria, Çekia, Polonia, Rumania dhe Bosnja, përqindja e familjeve huamarrëse, që përdoren moratoriumet ishin më pak se 10%.

Gjatë pandemisë (2020) opsioni i shtyrjes së shlyerjes së kredisë për një periudhë të caktuar kohore ishte i disponueshëm për huamarrësit në të gjitha vendet e Europës Qendrore e Juglindore (EQLJ).

Studimi evidentoi se moratoriumet arritën vërtet tek huamarrësit në nevojë, duke kontribuar në reduktimin e rritjes së mospagimit të kredive gjatë vitit 2020. Në të njëjtën kohë, përdorimi i vazhdueshëm i moratoriumit mund të jetë një tregues për aftësinë paguese, me shumë se për disponueshmërinë e likuiditetit momental.

Ekspertët e studimit këshilluan se në vazhdim, fokusi i bankave dhe politikebërësve do të duhet të zhvendoset nga mbështetja afatshkurtër e likuiditetit në zgjidhje të qëndrueshme ristrukturimi për huamarrësit në vështirësi dhe për këtë mund të shërbejnë leksionet nga kriza globale financiare e vitit 2008.

Pas krizës financiare globale u gjetën  shumë mënyra për të lehtësuar kreditë më probleme nëpërmjet reduktimit të raporteve të pagesës ndaj të ardhurave, zgjatja e afateve, rifinancimi i kredisë dhe falja e borxheve. /Monitor/

Next Post
“Më dërgoi emoji një trëndafil. Ai nuk ulej në kafe”/ Nga dëshmia e studentes dhe mikut të tij tek betimi pas vrasjes së Malkos. Ç’fshihet pas ekzekutimit të Mihasit dhe Dumanit

“Më dërgoi emoji një trëndafil. Ai nuk ulej në kafe”/ Nga dëshmia e studentes dhe mikut të tij tek betimi pas vrasjes së Malkos. Ç'fshihet pas ekzekutimit të Mihasit dhe Dumanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In