• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studimi: Covid-19 përhapet më shumë përmes ajrit

by Ardit Rada
08/02/2021 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 1 vit pandemi, shumë prova janë të qarta. Koronavirusi SARS-CoV-2, transmetohet kryesisht përmes ajrit. Nga njerëzit që flasin dhe marrin frymë, dhe përhapin spërkla të mëdha dhe të vogla të quajtura aerosole.

Sipas studimit më të fundit të botuar në revistën “The Lancet”, prekja nga virusi nga sipërfaqet – edhe pse e besueshme – duket se është e rrallë. Por pavarësisht të dhënave më tëfundit, disa agjenci të shëndetit publik theksojnë ende se sipërfaqet paraqesin kërcënim, ndaj ato duhen dezinfektuar sa më shpesh.

Rezultati është një mesazh publik konfuz, në një kohë kur nevojiten udhëzime të qarta, se si cilat përpjekje dhe masa duhet të kenë përparësi për parandalimin e përhapjes së virusit.

COVID-19 rrallë përhapet përmes sipërfaqeeve. Atëherë pse po i pastrojmë kaq shumëambientet?

Në udhëzimin e saj më të fundit publik, të përditësuar tetorin e vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshilloi:“Shmangni prekjen e sipërfaqeve, veçanërisht në mjediset publike, sepse dikush i prekur me Covid-19, mund t’i ketë prekur ato më parë. Pastroni rregullisht sipërfaqet me dezinfektues standardë”.

Një përfaqësues i OBSH-së i tha “Nature” në janar, se ka prova të kufizuara të transmetimit të koronavirusit nëpër sipërfaqet e ndotura të njohur si ‘fomites’. Por ata shtuan se ato konsiderohen ende një mënyrë e mundshme e transmetimit, duke përmendur prova se SARS ‑CoV-2 RNA është identifikuar “në afërsi të njerëzve të infektuar me SARS-CoV-2”.

Dhe ndonëse Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Shteteve të Bashkuara (CDC), thonë në faqen e saj zyrtare në internet, se transmetimi përmes sipërfaqes “nuk mendohet të jetë një mënyrë e zakonshme e përhapjes së Covid-19”, shtojnë gjithashtu “dezinfektimi i shpeshtë i sipërfaqeve dhe objekteve të prekura nga shumë njerëz, është ende i rëndësishëm”.

Kjo mungesë qartësie në lidhje me rreziqet e ‘fomites‘– krahasuar me rrezikun shumë më të madh të paraqitur nga transmetimi përmes ajrit – ka pasoja serioze. Sepse njerëzit dhe organizatat, po vazhdojnë t’i japin përparësi përpjekjeve të kushtueshme të dezinfektimit, kur ata mund të vendosin më shumë burime për pajisjen me maskave, apo duke përmirësuar ventilimin e ambienteve.

Vetëm Autoriteti Tranzit Metropolitane i qytetit të Nju Jorkut në SHBA, vlerëson se kostot e tij vjetore të dezinfektimeve të lidhura me Covid-in, do të jenë afro 380 milion dollarë nga tani deri në vitin 2023. Në fundin e vitit të kaluar, autoriteti kërkoi nga qeveria federale e SHBA këshilla, nëse duhet të përqendrohet vetëm tek aerosolet.

Iu tha që të përqendrohej edhe tek ‘fomites’, dhe deri më tani ka drejtuar më shumë burime drejt pastrimit të sipërfaqeve, sesa në trajtimin e aerosoleve. Tani që është rënë dakord sevirusi transmetohet kryesisht përmes ajrit, përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit duhet të përqendrohen në përmirësimin e ventilimit ose instalimin e pastruesve të ajrit, të testuara në mënyrë rigoroze. Njëkohësisht, agjenci të tilla si OBSH dhe CDC, duhet të përditësojnë udhëzimet e tyre mbi bazën e njohurive aktuale. / Nature – Bota.al

Next Post
Kapitoli, sprova e radhës/ Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump

Kapitoli, sprova e radhës/ Paketa e ndihmave dhe gjyqi ndaj Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Skenë si në filma, 4 grabitës me kallashnikovë bastisin argjendarinë në zemër të Parisit! Largohen në mes të ditës me 1 mln euro

VIDEO/ Skenë si në filma, 4 grabitës me kallashnikovë bastisin argjendarinë në zemër të Parisit! Largohen në mes të ditës me 1 mln euro

November 13, 2026
Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

Itali/ Masakroi me 22 goditje thike bashkëshorten, nis gjyqi për Nikollaq Hudhrën! Djemtë dëshmojnë kundër tij

November 13, 2026
Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

Lufta kibernetike/ Shkolla dhe aeroporte në shënjestër, ministri francez: Pas kërcënimeve mund të jetë Rusia

November 13, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

November 13, 2026
Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, KQZ zbulon kur publikohet lista e parë e zgjedhësve

November 13, 2026
Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

Shiste drogë në Qerret, arrestohet 35-vjeçari i dyshuar!

November 13, 2026
Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

Shenjat që nuk duhen injoruar: Universi mund të jetë duke ju mbrojtur nga diçka e keqe!

November 13, 2026
Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

Balla prezanton ndryshimet në ligjin për strehimin social: 30% e banesave për familjet në nevojë

November 13, 2026
Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

Kush është ish-inxhinierja e helikopterëve, kandidatja që pritet të bëhet presidentja e parë grua e Gjermanisë?

November 13, 2026
Çupi: Rama hodhi poshtë mitin se po të jesh në pushtet, s’ndëshkohesh. Do shikojmë drejtësinë më të madhe në vend

Ah, sikur të bjerë shi në ditën e Evropës

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In