• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STUDIMI/ Çokollata dhe kafja ndikon për jetën

by Java News
04/11/2018 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çokollatë dhe kafe për të jetuar gjatë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundmi në Gjermani. Megjithatë, këta dy elementë kanë nevojë për një të tretë shtesë: zinkun. Nëse këtë të fundit ia shtojmë kafes dhe çokollatës, aktivizojmë një proces kompleks që ngadalëson plakjen.

Ky kombinim asgjëson “stresin e brendshëm”, që ne natyrshëm akumulojmë gjatë viteve dhe që lidhet me shumë sëmundje, që nga kanceri deri re Alzajmeri.

Zinku është një suplement relativisht i sigurt edhe në doza të larta dhe si i tillë mund të merret rregullisht për të ngadalësuar procesin e plakjes, thonë studiuesit gjermanë.

Çokollata, vera, kafeja dhe çaji përmbajnë antioksidantët që njihen me emrin polifenole, të cilat luftojnë dëmtimet qelizore.

Studiuesit e Universitetit Erlangen në Nuremberg zbuluan se zinku aktivizon polifenolin. Kjo bën që qelizat të mbrohen nga gaz që prodhohet nga mbetjet qelizore. Ky gaz mund të dëmtojë AND-në e njeriut dhe mendohet se luan një rol kyç në procesin e plakjes.

Ai lidhet gjithashtu edhe me inflamacionet që shkaktojnë sëmundje si kanceri apo Alzajmeri. Polifenolet luftojnë efektivisht këtë gaz, ndërsa kur kombinohen me ziknun, ato krijojnë një megakompleks, që kundërshton efektivisht ndikimin negativ të tij në organizëm.

Ky studim i publikuar në revistën “Nature Chemistry” është i pari që analizon efektet e kësaj enzime, pa përdorur vetitë kimike të metaleve si hekuri ose bakri.

Ekspozimi i tepërt ndaj këtyre dy të fundit mund të shkaktojë të ashtuquajturin stres i brendshëm.Sasia e madhe e hekurit lidhet me sëmundjen e mëlçisë, diabetin dhe madje edhe me problemet e zemrës, ndërsa sasia e madhe e bakrit mund të shkaktojnë ethe, anemi dhe presion të ulët të gjakut.

Si një mënyrë për të luftuar efektet e tyre, zinku mund të kthehet në suplement që u bashkëngjitet këtyre ushqimeve në të ardhmen. (TemA TV)

Next Post
Elon Musk ndërton raketën gjigande për në planetin Mars

Elon Musk ndërton raketën gjigande për në planetin Mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com