• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi: Çiftet e arsimuara në Shqipëri, nuk duan shumë fëmijë

by Java News
16/12/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studimi në Shqipëri, gratë nuk duan të lindin më shumë se 2 fëmijë.

Cila është tendenca e lindshmërisë së shqiptarëve dhe si ka ndryshuar ajo vitet e fundit?

Studimi demografik shëndetësor i Shqipërisë i realizuar këtë vit nga UNFPA-ja tregon një përmbysje të një mentalitetit të dekadave të mëparshme ndikuar nga ideologjia e komunizmit, për të lindur sa më shumë fëmijë, për të rritur popullatën.

Gjetjet e studimit tregojnë se, madhësia ideale e familjes në Shqipëri për çiftet e martuara është mesatarisht 2.5 fëmijë. Por studimi tregon se, niveli arsimor i tyre është një tregues i rëndësishëm për numrin e fëmijëve. Sa më të arsimuar të jenë prindërit, më pak fëmijë duan. E thënë me statistika, nga 2.6 fëmijë që kanë gratë me arsim fillor, në 2.2 fëmijë për gratë që kanë mbaruar nivelin e lartë të arsimit. Çiftet midis moshës 15-49 vjeç(76% e grave dhe 78% e meshkujve) që kanë dy fëmijë nuk dëshirojnë të kenë fëmijë tjetër.

Psikologia, Arlinda Selmani e lidh këtë me profesionin dhe karrierën. “Një nga arsyet kryesore që gratë e arsimuara lindin më pak fëmijë është karriera sepse mendojnë që angazhimi për një fëmijë do t’i pengojë në arritjen e objektivave të tyre profesionale.”,- thotë psikologia.

Lindja në moshë të hershme, pra e adoleshenteve mbetet ende në nivele shqetësues, pavarësisht përpjekjeve dhe fushatave ndërgjegjësuese. Raste të tilla sjellin pasoja në ndërprerjen e arsimimit të nënave dhe herë pas here rrjedhojat shkojnë deri në dhunë në familje. Martesat në moshë të hershme, ligjërisht janë të ndaluara në vendin tonë, por shumica e atyre që lidhin kurorë e realizojnë celebrimin kur mbushin moshën madhore. Por pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë që janë konstatuar edhe raste shkeljeje, kur janë lejuar nga institucionet shtetërore.

Studimi i UNFPA,së, tregon se më pak se 4% e adoleshentëve kanë filluar të lindin fëmijë. 2% e tyre janë bërë nëna me 1 fëmijë dhe 1% e tyre ishin shtatzënë në kohën që është bërë studimi (2017-2018).

Studimi demografik e shëndetësor i popullsisë është realizuar në 12 qarqe: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Raportet e vlerësimit të riprodhimit në shkallë botërore tregojnë se, lindshmëria është përgjysmuar që nga viti 1950, pavarësisht se në disa shtete të dhënat tregojnë ende shkallë të lartë të lindshmërisë.

Të dhënat tregojnë se, numri mesatar i fëmijëve që një grua do të kishte gjatë viteve të saj riprodhuese u ul nga 4.7 lindjet e gjalla në 1950, deri në 2.4 në vitin 2017. Në 33 vende, kryesisht në Evropë popullsia ka rënë ndjeshëm midis viteve 2010-2017. Por një ndër vendet ku ka shqetësim më të madh të rënies së lindshmërisë është Kina.

a.çupaj

Next Post
Vuçiç telefonon banorët e Banjës: Nuk erdha për të mos ju rrezikuar jetën!

Kërcënon Vuçiç: Do luftoj për popullin serb në Kosovë! Në rast se sulmohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com