• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi i antropologes, 3 rreziqet që i kanosen njerëzimit

by A R
19/09/2016 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kësaj pyetje është munduar qe t’i jap një përgjigje Jane Goodall, antropologe e njohur që për më se 40 vite ka studiuar jetën shoqërore të shimpanzeve dhe njëkohësisht autore e librit “Reason For Hope”.

Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për Planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani, shkruan bota.al.

1.Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre.

Bëhet fjalë për një braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të oqeanit, por edhe për shkak të ndryshimeve klimaterike që do të pasohen me zmadhimin e zonave të shkretuara. Ne këtë rast, Goodall parashikon që të parët që do të preken janë vendet të cilat kanë burime ujore të limituara për pirje dhe ujitje. E vërteta është se vetëm gjatë vitit të fundit, 22 milionë njerëz u detyruan të braktisin vendbanimet e tyre dhe të emigrojnë për shkak të fatkeqësive natyrore.

2.Infeksionet do të jenë më të vështira për tu kontrolluar.

Sipas Goodall, në vitet 2050 shkenca mjekësore do të ketë vështirësi shumë të mëdha për të kontrolluar infeksionet. Bëhet fjalë për rezistencën e shtuar të baktereve të ndryshme ndaj antibiotikëve. Që në vitin 2013, Tom Frieden i Center for Disease Control and Prevention kish paralajmëruar për nevojën e kalimit në erën post antibiotike. Në Indi, shumë të porsalindur nuk arrijnë dot të mbijetojnë për shkak të infeksioneve që deri më tani konsideroheshin si të shërueshme. Ndërkohë që ky problem ka trokitur edhe në SHBA, me e favorizuar kjo edhe nga përdorimi abuziv i antibiotikëve. Vetëm gjate vitit të kaluar, në SHBA kanë vdekur 23 mijë persona të cilët ishin diagnostikuar me infeksion.

3.Shpyllëzimet do të kenë pasoja shkatërrimtare.

Që në vitin 2012 një shkrim në New York Times kish folur për rrezikun që i kanosej Planetit nga fenomeni i shpyllëzimeve të pakontrolluara. Llogaritet se mesatarisht humbet një sipërfaqe e pyllëzuar e barabartë me sipërfaqen e Panamasë. Kjo gjë mendohet se do të dëmtojë jo vetëm vegjetacionin dhe kafshët për shkak të prishjes së habitatit të tyre, por edhe vetë njeriun, për shkak se nga pylli vjen edhe një pjesë e mirë e lëndëve të para që shërbejnë për përgatitjen e substancave që do të përdoren për përballimin e sëmundjeve vdekjeprurëse. “Nena Natyre është elastike, por po afrohet me shpejtësi momenti kur ajo do të humbasë aftësinë e vetërregullimit dhe rigjenerimit”, përfundon Jane Goodall./ma.me.

Next Post
Fotot skandaloze/ Si e festojnë studentet britanike nisjen e vitit akademik

Fotot skandaloze/ Si e festojnë studentet britanike nisjen e vitit akademik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In