• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studime në Itali, hapen aplikimet për maturantët, kriteret

by Java News
24/04/2019 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada italiane në Shqipëri hap procedurën e aplikimeve për të gjithë studentët, që dëshirojnë të studiojnë në universitetet e përtej Adriatikut. Ata kanë afat deri më 24 korrik për të bërë gati dokumentet dhe kryer të gjithë procedurën, e cila nis me pararegjistrimin dhe finalizohet me vizën studimore. Përpos dëshirës së të gjithë maturantëve për të studiuar në universitetet jashtë vendit, shifrat ndër vite në rritje kanë treguar që një e treta e gjimnazistëve lakmojnë Italinë për shkak të afërsisë gjeografike dhe njohjes së gjuhës.

Pas rumunëve, studentët shqiptarë kryesojnë listën e të rinjve të huaj në universitetet italiane. Mijëra prej tyre e kanë përcaktuar që në krye të herës, në Formularin A1, dëshirën për t’u formuar në një nga universitetet e huaja. Ata do të shihen me përparësi nga Qendra e Shërbimeve Arsimore për plotësimin e dokumenteve brenda afateve, që u kërkojnë ambasadat përkatëse.

KRITERET DHE PROCEDURA

Njohja e vërtetuar gjuhësore e italishtes, dokumentet e shkollës dhe një garanci bankare janë kushtet, të cilat një maturant që lakmon Italinë për studime, duhet t’i ketë apriori përpara se t’i futet rrugës së gjatë të aplikimit. Procesi nis me fazën e pararegjistrimit, deri më 24 korrik, ku pasi dorëzohen një seri dokumentesh, caktohet takimi i parë pranë ambasadës italiane.

Në një zarf të tejdukshëm, aplikantit i nevojiten dokumentet që përcaktojnë gjeneralitetet e tij që nga certifikata e lindjes, pasaporta dhe fotografinë e autentifikuar me anë të një formulari. Po ashtu, diploma e maturës dhe certifikata origjinale (në mungesë të tij, një vërtetim notash të përkthyer) janë pjesë e listës së dokumenteve, që duhen bërë gati sa më parë.

Diçka që duhet pasur parasysh është që, çdo dokument ambasada e kërkon të fotokopjuar në të dyja faqet bashkë me vulat apostile. Kalimi me sukses i intervistës hap rrugën e fazës së dytë dhe vendimtare, aplikimi për vizë. Për këtë, ambasada do të ketë njoftime në një moment të dytë.

NJOHJA E GJUHËS

Universiteti për të huajt e Perugias (CELI), Sienas, Roma 3, Shoqata “Dante Aligeri” ose instituti Italian i Kulturës janë pesë institucionet zyrtare të njohura nga ambasada italiane, si kusht për të rinjtë që do të pranohen në një nga universitetet italiane. Maturantët duhet të zgjedhin një nga qendrat e lartpërmendura për të provuar njohuritë. Përjashtim bëjnë degët me numër të mbyllur, ku njohja e gjuhës italiane konsiderohet e mirëqenë në rast se kalojnë me sukses provimin e pranimit në universitet.

 

/a.meta

Next Post
“Bashkëjeton me Gent Cakajn”, Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, padit në gjykatë Artur Zhejin

"Bashkëjeton me Gent Cakajn", Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, padit në gjykatë Artur Zhejin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In