• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh! Si po i shërbejnë fëmijët e huaj makinerisë ushtarake të Rusisë?

by E S
17/08/2025 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shërbimi kirgiz i REL-it

Samira ishte gati ta dërgonte vajzën e saj 16-vjeçare nga ku jetojnë në Çui, në veri të Kirgizisë, për të studiuar në një shkollë prestigjioze në Republikën ruse të Tatarstanit. Ajo që nuk e dinte ishte se shkolla, Politekniku Alabuga – një institucion teknik i vendosur në zonën e lirë ekonomike të Alabugës – po prodhonte dronë luftarakë që përdoren në sulmet ajrore ruse kundër Ukrainës.

“Mendova se ishte një program i zakonshëm shkollimi profesional”, tha për Radion Evropa e Lirë, Samira – e cila kërkoi t’i ndryshohej emri. “Por, kur mësova për lidhjet e shkollës me ushtrinë dhe prodhimin e dronëve, u trondita”.

Autoritetet ruse po shpërndajnë materiale promocionale dhe rekrutuese për Politeknikumin Alabuga në shkollat në Kirgizi. Në një broshurë u bëhet thirrje nxënësve: “Bashkohuni me … më të mirët”. Një fotografi e të rinjve të veshur me uniforma ushtarake premton se “do t’i trajnojë [studentët] për t’u bërë specialistët më të mirë të montimit të dronëve për nevojat e ushtrisë ruse”. Në faqen e parë të broshurës shfaqet një dronë, bashkë me simbolet ushtarake proruse “Z” dhe “V”.

Muaj më parë, sipas raportimeve të mediave, broshurat e Politeknikumit Alabuga u shpërndanë edhe në shkollat në Kazakistanin fqinj.

Nuk ishin vetëm broshurat. Këtë pranverë, rekrutues nga Politeknikumi Alabuga vizituan shkolla në veri të Kirgizisë. Nxënës të moshës 14-vjeçare po ftohen që të aplikojnë, diçka që ka ngritur shqetësim në mesin e prindërve. Rekrutimi përfshin të dy gjinitë, së bashku me premtimet për një arsimim me teknologji të lartë, mundësi për zhvillim në karrierë dhe paga ose bursa mujore që variojnë nga 30 mijë rubla (382 dollarë) deri në 70 mijë rubla, po shërbejnë për të tërhequr të rinjtë.

Zona e posaçme ekonomike Alabuga duket se ka rekrutuar studentë edhe përmes një loje online të quajtur Business Cats, ku lojtarët risin dhe tregtojnë mace virtuale, duke simuluar sipërmarrjen dhe duke zhvilluar aftësi biznesi.

Sipas autoriteteve në Alabuga, loja ishte “një program për shkathtësitë financiare dhe të sipërmarrjes për nxënësit dhe loja është e qasshme jo vetëm në Rusi, por edhe në ish-republikat e tjera sovjetike”. Mësuesit lokalë në Kirgizi raportohet se e promovuan këtë lojë përmes WhatsApp-it.

Më 2 prill 2024, një sulm me dronë ukrainas në zonën e lirë ekonomike të Alabugës plagosi shtatë persona, përfshirë të mitur. Sulme të tjera u kryen më vonë po atë vit, më 23 prill dhe 15 qershor, ku në sulmin e fundit u vranë dy persona dhe u plagosën 13 të tjerë. Zyrtarët ushtarakë ukrainas më pas konfirmuan se sulmet kishin synuar objektet e dronëve, që përdoreshin për të sulmuar infrastrukturën ukrainase. Zyrtarët e cilësuan Alabugën si “cak legjitim ushtarak”.

Rusia gjithashtu ka pranuar se dronët po prodhohen në Alabuga. Në korrik, kanali televiziv i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Zvezda, konfirmoi se dronët Shahed-136, të dizajnuar në Iran dhe të brenduar në mënyrë vendase si Geran, po prodhohen në masë në zonën e posaçme ekonomike të Alabugës. Programi shfaqi shkallën e operacioneve të montimit, që përfshin studentë të kolegjeve.

Sipas raportimit të Zvezda, Timur Shagivaleyev, drejtori i zonës së posaçme ekonomike Alabuga, tha se në një fabrikë prodhohen “mijëra” dronë me ndihmën e studentëve nga Politekumi Alabuga. Pamjet treguan punëtorë të rinj, shumë prej të cilëve dukeshin adoleshentë, duke operuar makineri dhe duke montuar pjesë. “Qindra makina, mijëra punëtorë, dhe kudo që shikon – të rinj”, tha prezantuesi i programit. “Djem dhe vajza punojnë këtu dhe studiojnë njëkohësisht”.

Prindër si Samira u alarmuan kur iu tha se fëmijët e tyre do të udhëtonin me aeroplan vetëm drejt Rusisë, pa shoqërim të një të rrituri apo përfaqësuesi shtetëror.

“Atëherë fillova të brengosesha”, tha Samira. “Ata po më kërkonin dokumentet e udhëtimit të vajzës sime, letërnjoftimin dhe madje u ofruan që t’ia blinin biletën e aeroplanit”.

Një nga rekrutuesit, tha ajo, i dërgonte mesazhe vazhdimisht në Telegram. “Vazhduan të thërrisnin. Kur ndalova së përgjigjuri, ata më telefuan përsëri e përsëri”, tha Samira.

Myrza Karimov, ekspert i arsimit në Kirgizi, ka folur publikisht për këtë situatë. “Nëse Ministria jonë e Arsimit ka bërë një marrëveshje, atëherë dikush nga Ministria duhet të shoqërojë grupin dhe t’i dorëzojë ata në anën tjetër”, tha Karimov. “Sepse fëmijët janë nën 18 vjeç, nuk është e drejtë t’i dërgosh dhe të supozosh se do të priten në anën tjetër. Edhe kur nxënësit në moshë minore marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sportive ndërkombëtare, gjithmonë shoqërohen nga një përfaqësues shtetëror”.

Disa prindër kirgizë tashmë kanë nisur fëmijët e tyre për në Alabuga. Kazybek, një banor i Çuit – që kërkoi të mos i publikohej emri i vërtet – i tha Radio Evropa e Lirë se i biri i tij udhëtoi për në Alabuga më 15 korrik, duke shtuar se shkolla mbuloi shpenzimet e fluturimit.

“Djali im më tha se tani ka 21 nxënës nga Kirgizia, Uzbekistani dhe vende të tjera. Ai nuk ka filluar ende orët zyrtare. Ata thjesht po luajnë paintball dhe lojëra patriotike të stilit ushtarak”, tha ai.

Kazybek shtoi se ka nënshkruar dokumente që lirojnë shkollën nga përgjegjësia në rast se nxënësit lëndohen gjatë këtyre aktiviteteve. “Ata thanë se nuk është luftë e vërtetë, vetëm simulim”, theksoi ai.

Dinara Bektasheva, zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit, konfirmoi se përfaqësues të Politeknikumit Alabuga kanë vizituar shkolla në Kirgizi që nga viti 2023. “Këtë e bënë në mënyrë të pavarur”, tha ajo. “Ne nuk morëm pjesë në vizitat e zhvilluara në shkolla”.

Megjithatë, Mirlan Toktobekov, drejtori i një shkolle në qytetin e Tokmokut në rajonin Çui, tha se kur tre përfaqësues të Alabugës zhvilluan një vizitë në prill, “nga lart u urdhëruam që t’i lejonin të hynin në shkollën tonë”. Ai shtoi se dy nxënës morën pjesë në fushatën rekrutuese, njëri nga të cilët u avancua dhe aplikoi që të regjistrohej.

Ministria e Arsimit e Kirgizisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me zonën e posaçme ekonomike Alabuga. Marrëveshja promovon bashkëpunimin teknik dhe profesional dhe mbështet punësimin e qytetarëve kirgizë brenda kësaj zone.

Bektasheva tha se aktualisht 58 nxënës kirgizë janë regjistruar në Alabuga, por mohoi që shkolla prodhon dronë. “Ka shumë dezinformata”, tha ajo.

Për shumicën e familjeve, mësuesit e shkollës ishin burimi kryesor i informacionit për Politeknikumin Alabuga.

Një prind nga Tokmok, vajza e të cilit kaloi testet e rekrutimit dhe do të udhëtojë për në Alabuga, tha: “Ne u besuam mësuesve. Na thanë se fëmijët e tyre po shkonin atje”.

Është procesi i dyshimtë i rekrutimit që shqetëson ekspertin e arsimit, Karimov.

“Nëse fëmijët po rekrutohen vërtet bazuar në një memorandum të nënshkruar nga Ministria jonë e Arsimit, atëherë kjo duhet bërë publike”, shtoi ai.

Next Post
Bilanci pas katastrofës: Zjarri në Delvinë dogji një sipërfaqe prej 40 km2, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

Bilanci pas katastrofës: Zjarri në Delvinë dogji një sipërfaqe prej 40 km2, dëme në banesa, ullishta, bujqësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

Berisha: Do paraqesim hartën territoriale më të mirë në interes të qytetarëve

May 20, 2026
Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

Rama nga Seuli: Jeni dëshmia se pse historia ka rëndësi. Shqipëria në një rrugë të vështirë, por drejt BE

May 20, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

May 20, 2026
“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

“Mbyllim çështjen me para”, polici i Sarandës ra në ‘kurthin’ që krijoi vetë

May 20, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, 19 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit

May 20, 2026
Berisha: Kongresi Botëror i Ligjit nuk mbulon korrupsionin në Shqipëri

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

May 20, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Kavajë, arrestohen 9 persona, 3 në kërkim

May 20, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

Trumpi e ka mbërthyer prej fyti Partinë Republikane, por..

May 20, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore

May 20, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Zëvendësim i masës së sigurisë, caktohet dita kur do të merret vendimi për Beqajn

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In