• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studim/ Të rinjtë e përfshirë në konflike, nga familje me probleme sociale dhe të varfëria

by
13/07/2015 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e të miturve dhe të rinjve që përfshihen në konflikte të ndryshme me bashkëmoshatarët e tyre , vijnë kryesisht, nga familje me probleme sociale dhe status ekonomik të ulët.

Është ky një nga përfundimet kryesore që u prezantua nga studimi “Të miturit në kontakt me ligjin dhe efektet e zbatimit të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit” në konferencën “Mbrojtja e fëmijëve në kontakt me ligjin nëpërmjet aplikimit të drejtësisë restauruese”.

“Mohimi i lirisë rrallëherë është një masë efektive për sa i përket rehabilitimit, riintegrimit dhe parandalimit të shkeljeve të mëtejshme. Përdorimi më i gjerë i Drejtësisë Restauruese dhe ndërmjetësimit ndihmojnë zgjidhjen e konflikteve dhe sigurojnë një mbrotje të përshtatshme për miturit dhe të rinjtë në kontakt me ligjin”, nënvizohet në studim.

Në këtë konferencë u prezantuan gjetjet kryesore të studimit ,  i cili për herë të parë analizon përceptimet dhe opinionet e vetë të miturve dhe të rinjve në kontakt me ligjin, fëmijëve në risk për tu përfshirë në konflikt si dhe specialistëve të sistemit të drejtësisë mbi impaktin e Drejtësisë Restauruese.

Ky studim, i pari në llojin e vet,pati si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e aplikimit të drejtësisë restauruese, format alternative të zgjidhjes së konflikteve si dhe shmangien nga proçesi gjyqësor i fëmijëve në kontakt me ligjin në Shqipëri.

Analiza e këtyre përceptimeve synon identifikimin e faktorëve që ndikojnë në përfshirjen e të miturve në situata konfliktuale. Ndikimin e shërbimit të ndërmjetësimit dhe programit të Drejtësisë Restauruese tek të miturit dhe të rinjtë. Nxitjen e një përdorimi më të gjerë të Drejtësisë Restauruese jo vetëm si një qasje për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve mes të miturve por edhe si një mënyrë edukimi që ndikon në një të ardhme më të sigurt të tyre.

Disa nga gjetjet kryesore të studimit:

-Nga 1044 të mitur dhe të rinj të anketuar, 622 pohojnë se janë përfshirë në konflikte apo sjellje devijante kundrejt bashkëmoshatarëve, të rriturve apo institucioneve, ndërsa 415 mohojnë të jenë përfshirë në konflikte.

-Ndër 148 të rinj të anketuar, që kanë kryer një vepër penale, 34 prej tyre kanë pohuar se e kanë kryer një gjë të tillë në mënyrë të përsëritur. Shkaqet kryesore të përsëritjes janë kushtet e vështira të jetesës, neglizhimi prindëror si dhe shoqërimi me bashkëmoshatarë devijantë. Rreziku për të rënë në sjellje devijante nga ana e të miturve/rinjve në mënyrë të përsëritur është më i madh në periferi të zonave urbane, ku mundësirat për t’u integruar në komunitet janë më të vogla.

-Rreth 85% e të miturve/rinjve të anketuar, pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga programet e drejtësisë restauruese, janë të gatshëm të pranojnë proҫesin e zgjidhjes së konfliktit përmes ndërmjetësimit dhe të përfshihen në programet e drejtësisë restauruese për zgjidhjen e konflikteve të tyre.

Sakaq, gjetjet e studimit konfirmojnë se Drejtësia Restauruese është një fushë mjaft e rëndësishme e cila kërkon përpjekje të mëtejshme dhe ndërhyrje shumëpalëshe

Ky studim u realizuar në kuadër të projektit “Zhvillimi institucional i drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit viktimë-kundërvajtës për të miturit” i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Save the Children dhe ‘Fondacioni Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve’. / ATA

Next Post

Rama: Nuk ka kthim mbrapa për reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

Estonia zhvendos trupat drejt Rusisë/Reagon Moska: Po vlerësojmë situatën përgjatë kufijve

October 5, 2026
Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

October 5, 2026
“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump

Ambasadori i ri ia zeroi Berishës lobimin miliona dollarësh në SHBA!

October 5, 2026
“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

“Pesë demokratë të qelbur”- Deklarata që “ndezi gjakrat” te Ligjet, debati i ashpër: Të kesh turp, kujt i thua ‘e qelbur’?! Asnjëri s’më nxjerr përjashta

October 5, 2026
Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

Nuk ka “tym të bardhë” në Kosovë, mbyllen punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit! përfundon pa marrëveshje dhe takimi i Kurtit me Hamzën

October 5, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Rubio nis turin në Europë, në fokus Rusia dhe Lindja e Mesme

October 5, 2026
Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

October 5, 2026
SPAK dhe BKH operacion në Elbasan, vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

SPAK dhe BKH operacion në Elbasan, vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

October 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti europian vlerëson se janë në përputhje me standardet: Zgjedhje koherente!

Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti europian vlerëson se janë në përputhje me standardet: Zgjedhje koherente!

October 5, 2026
Bombardohet me dron anija tregtare turke në Detin e Zi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur pas fundosjes!

Bombardohet me dron anija tregtare turke në Detin e Zi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur pas fundosjes!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com