• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studim i ri mbi ekosistemin e Lumit Tamiz

by
23/08/2015 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studim i ri mbi ekosistemin e Lumit Tamiz

Pasi u deklarua si biologjikisht i vdekur në vitet 1950, lumi Tamiz në Britani tani dalëngadalë ka filluar të bëhet një ekosistem në zhvillim me një prani të gjitarëve të ndryshëm detarë. Një studim dhjetë-vjeçar i publikuar më 20 gusht të këtij viti që bazohet në vëzhgime me sy të lirë të kafshëve, thotë se janë parë mbi 2700 foka, delfinë, dhe balena, duke ndihmuar që të kuptohet më mirë jeta e gjitarëve detarë në lumin Tamiz.

Një koloni fokash shihet duket notuar dhe luajtur pranë brigjeve të këtij lumi. Pamje të tilla janë të zakonshme në kopshtet zoologjike dhe akuariumet, por kjo është grykëdedhja e lumit Tamiz, aty ku lumi i Londrës takohet me Detin e Veriut.Ekspertët e mjedisit thonë se këto pamje janë duke u bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Për tre vjet, në muajin gusht ekspertë të Shoqatës Zoologjike të Londrës (ZSL) kanë vëzhguar fokat në grykëderdhjen e gjërë të lumit Tamiz, duke përdorur mjete ajrore, detare dhe tokësore.

Studimi vjetor i fokave në port zgjat katër ditë dhe mbulon të gjithë rajonin përgjatë lumit Tamiz deri te lumi Gravesend që ndodhet rreth 37 kilometra në lindje të Londrës. Joanna Barker, Shoqata Zoologjike e Londrës, autore e raportit

“Sot përfunduan një studim të fokave në Grykëderdhjen e Gjërë të Tamizit. Ne e bëjmë këtë çdo vit në muajin gusht që përkon me periudhën e ndrrimit të lëkurës së fokave, që ato tani e bëjnë në grykëderdhjen e lumit Tamiz”.

Pavarësisht se kanë kaluar vetëm tre vite nga koha e fillimit të këtij studimi, ai tashmë ka prodhuar rezultate të rëndësishme.

“Studimet në dy vitet e fundit kanë treguar se numri i fokave është relativisht i qëndrueshëm. Pra, ne kemi parë rreth 670 foka dhe kjo është një shenjë e mirë se ekosistemi biologjik në grykëderdhjen e lumit Tamiz është i larmishëm dhe mund të mbështesë këta gjitarë grabitqarë”.

Gjitarët detarë në Grykëderdhjen e Madhe të Lumit Tamiz përballen me kërcënime të ndryshme, duke përfshirë ndotjen, sëmundjet, zhdukjen e habitatit, grabitqarët dhe pajisjet e peshkimit.

Numri i fokave gri është dyfishuar nga viti 2013 deri në vitin 2014, që është një tregues se më shumë gjitarë po përdorin këtë zonë.

Ky është një lajm i mirë pasi në vitet 1950 lumi Tamiz u shpall biologjikisht i vdekur.

“Në vitet 1950 dhe 1960 Lumi Tamiz ishte biologjikisht i vdekur, ka vuajtur nga ndotja e madhe industriale dhe aty ka patur shumë pak jetë”, thotë zonja Barker.

Një studim tjetër dhjetë-vjeçar, i bazuar në vëzhgimet e kafshëve me sy të lirë, gjithashtu ka dhënë rezultate premtuese. Në bazë të këtij studimi që ka filluar në vitin 2004, rreth 1317 gjitarë janë parë me sy të lirë nga 1229 vëzhguesë.

Nga 2732 kafshët që janë parë me sy të lirë, 1080 prej tyre kanë qenë foka të zeza dhe 333 foka gri. Janë parë edhe 46 delfinë dhe 49 balena.

Një numër i madhe i tyre janë parë dhe raportuar në zona të ndryshme në mes të ndërtesës së Parlmentit dhe sallës së koncerteve O2 Arena.

Ndërsa ekspertët nuk mund të jenë 100 për qind të sigurt në aftësinë e publikut për të identifikuar specie të caktuara, kjo u jep atyre mundësinë të përcaktojnë vendet ku mund të ketë prani më të madhe të gjitarëve për të bërë studime më të hollësishme.

Nëse kjo prirje vazhdon, banorët e Londrës së shpejti do të mësohen me praninë e një numri të madh të gjitarëve në Lumin Tamiz, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë.

Next Post

VIDEO/ Përleshja e gjysheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

July 23, 2026
U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

July 23, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Protesta e flamingove hyri në çadrën e Lulzim Bashës

July 23, 2026
PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

July 23, 2026
Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

July 23, 2026
Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

July 23, 2026
Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

Nga Luan Shabani në Leonidas Sabanis, postimi i Pirro Dhimës që riktheu plagën e vjetër të sportit shqiptar

July 23, 2026
LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

LIVE! “Vuani nga Sindroma e Stokholmit”, Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In