• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentja serbe sfidon paragjykimet në mes të Beogradit, “dashurohet” me gjuhën shqipe dhe Shqipërinë

by Java News
21/08/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milena Beran, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Beograd, shpreh keqardhje për konfliktet midis shqiptarëve e serbëve dhe për marrëdhëniet aktuale midis Kosovës e Serbisë. Milena, e cila po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, shpreson se marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë do të normalizohen dhe të rinjtë e të dyja vendeve do të kenë bashkëpunim më të mirë

“Më vjen shumë keq për konfliktet që kishim në të kaluarën. Më vjen shumë keq edhe për gjërat që po ndodhin sot, të cilat nuk janë të mira, dhe shpresoj që do të kemi një mundësi që në të ardhmen të bëhemi një shoqëri e mirë në Ballkan, pa konflikte, pa paragjykime, sepse mendoj që ne mund të bëhemi shokë dhe shoqe, sepse jam mike me shumë njerëz këtu.

Mendoj se nuk është problemi me njerëzit, mendoj se politika dhe politikanët i kanë bërë problemet shumë të mëdha, por shpresoj që në të ardhmen do të kemi më shumë bashkëpunim midis rinisë shqiptare dhe serbe. Është e nevojshme, është diçka që duhet bërë”, ka thënë ajo, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Studentja serbe Milena Beran pohon se në rrrethin e saj ende ka paragjykime për shqipen dhe shqiptarët

“Kur unë fillova ta studioja gjuhën shqipe, nëna ime ishte e kënaqur. Ajo nuk kishte paragjykime. E kuptoi që unë e doja gjuhën shqipe dhe duhet të mësoja më shumë dhe duhet të lexoja. Por, vëllai im, i cili është më i vogël se unë, nuk e kuptonte pse doja ta studioja pikërisht gjuhën shqipe.

Por, tani që po e filloj vitin e katërt, në tetor, vëllai im është shumë krenar me mua dhe gjithmonë u thotë shokëve të tij ‘motra ime studion gjuhën shqipe dhe është shumë e guximshme’. Situata nuk është sikurse kemi dëgjuar në televizion ose diku tjetër. Mendoj se me mua, me eksperiencën time, edhe familja ime po ndryshon, po i ndryshojnë pikëpamjet. Për shembull, vitin e kaluar i  kam bërë pushimet me familjen time në Ulqin dhe ishte shumë mirë. Nëna ime gëzohej. Nuk kishim asnjë problem. Tani po përpiqemi të shkojmë në Shqipëri, t’i bëjmë pushimet atje, pse jo?” është shprehur Beran.

Albanologia e ardhshme serbe, e cila merr pjesë për herë të dytë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se, krahas gjuhës, në fokus të interesimit të saj janë kultura dhe tradita shqiptare.

“Tani interesohem shumë për kulturën dhe traditën shqiptare dhe mendoj se është një gjë interesante për mua”, ka thënë ajo.

Next Post
Zyrtarizohet transferimi i Kaliniç, sulmuesi në Milano për vizitat mjekësore

Zyrtarizohet transferimi i Kaliniç, sulmuesi në Milano për vizitat mjekësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com