• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Studentja nga Kosova në hall, universiteti në Holandë i vendos në diplomë: Vendlindja Prizren-Republika Federale e Jugosllavisë

by Java News
06/10/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donika Elshani, në të 20-at e saj, i ka përfunduar studimet master për Menaxhim të Krizave dhe Sigurisë në Universitetin Leiden në Holandë.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ajo i ka nisur dhe i ka përfunduar studimet në versionin online nga Prishtina, pa u takuar asnjëherë fizikisht me kolegët dhe profesorët e saj. Ndërkohë që ka nisur përgatitjet për të shkuar në Hagë, për ceremoninë e diplomimit, një email që ka marrë nga fakulteti i ka nxjerrë një angazhim të ri.

Në të, Elshanit i është thënë se vendi i lindjes, që do t’i paraqitet në diplomë, nuk do të jetë “Prizren, Kosova”, por “Prizren, Republika Federale e Jugosllavisë”.

Fillimisht kjo gjë asaj i është dukur e çuditshme, pasi kur ka përfunduar studimet në nivelin bachelor, po ashtu në Holandë – ndonëse në tjetër universitet – vendlindja nuk i ka figuruar në diplomë, dhe rrjedhimisht nuk është përballur me diçka të tillë. E habitur nga njoftimi i universitetit, ajo më pas i është drejtuar Komunës së Amsterdamit për ta ndryshuar vendlindjen nga Jugosllavi në Kosovë.

“Kam nxjerrë certifikatën e lindjes në Kosovë dhe bashkë me pjesën tjetër të dokumentacionit i kam dërguar me postë në departamentin e Komunës së Amsterdamit, i cili merret me ndryshimin e informatave të personave që janë të regjistruar aty. Ata më pas më kanë njoftuar që duhet të presë katër javë për përgjigje”, ka thënë Elshani.

Yllka Geci, konsulle në Ambasadën e Kosovës në Hagë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se jo vetëm për studentët, por edhe për të gjithë qytetarët e ish-Jugosllavisë, që jetojnë në Holandë, vlen vendimi i njëjtë.

“Pas vitit 2008, çdo dokument që lëshohet nga shteti holandez e ka emrin e Kosovës në të sepse autoritetet e njohin shtetësinë e Kosovës nga viti 2008. Më herët ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Ne kemi bërë përpjekje, kemi pasur takime të vazhdueshme këtu me komunën. Zakonisht problemi më i madh ka qenë nëpër banka, nëpër spitale, sepse është e cekur ish-Jugosllavia”, ka deklaruar Geci.

Pse ndodh kjo ?

Zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Holandë, përfshirë edhe ambasadorin janë marrë me këtë çështje, por nuk kanë arritur të ndryshojnë diçka, sipas Gecit.

“Kemi pasur takime të ndryshme me zyrtarë të Holandës, por tani për tani situata është kjo”, është shprehur Geci.

Komuna e Amsterdamit ka treguar për Radion Evropa e Lirë se momenti i lindjes e përcakton shtetin e lindjes.

Marloe Boon nga Zyra për Media në këtë komunë, ka thënë në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë se ky rregull vlen edhe nëse emri i shtetit ndryshon më vonë.

“Kjo gjë nuk vlen vetëm për ish-Jugosllavinë, por edhe për shtetet si Bashkimi Sovjetik, zona kufitare mes Polonisë dhe Gjermanisë dhe ish-kolonitë holandeze”, ka deklaruar ajo.

E pyetur nëse mund të ndryshojë kjo e dhënë, nëse bëhet kërkesë personalisht, përgjigja ka qenë negative.

“Kjo nuk mund të ndryshohet. Një person lind në shtetin që është krijuar në datën e lindjes. Prandaj, sistemet e çështjeve civile gjithashtu funksionojnë duke u bazuar në datën e nisjes së një shteti dhe datën e ekzekutimit. Kjo gjë e bën teknikisht të pamundshme që të bartet data e krijimit të një shteti që nuk ka ekzistuar në datën e lindjes së një personi”, ka sqaruar mes tjerash Boon.

Por, vende tjera të Bashkimit Evropian, shembull Suedia mundësojnë ndryshimet.

Agjencia e Taksave në Suedi, që merret me çështje të ngjashme të regjistrimit të të dhënave, përmend në faqen e saj zyrtare se për hir të parimit, vendi i lindjes duhet të regjistrohet siç është quajtur në kohën e lindjes së personit, edhe nëse emri i shteti ka ndryshuar më vonë për shkak të arsyeve administrative, politike, linguistike apo arsye tjera. “E njëjta gjë vlen edhe nëse shteti më nuk ekziston, shembull Gjermania Lindore apo Jugosllavia”.

Megjithatë, kjo agjenci ka thënë se i merr parasysh kërkesat kur për një person është tejet e rëndësishme që të jetë i regjistruar me emrin e ri të një shteti.

“Shembull, një person i lindur më 1963 në Kiev, Bashkimi Sovjetik, me kërkesën e tij mund ta regjistrojë vendin e lindjes si Kiev, Ukrainë”, është thënë në faqen zyrtare të Agjencisë së Taksave të Suedisë.

Në mars të këtij viti, komuniteti suedezo-shqiptar në Facebook, ka publikuar një njoftim që flet pikërisht për këtë çështje. Sipas njoftimit, personat që kanë lindur në Kosovë dhe kanë emrin e Jugosllavisë në dokumente, tani mund ta ndryshojnë këtë gjë.

“Në mënyrë që të bëni këtë ndryshim, ju duhet të kontaktoni Agjencinë e Taksave në Suedi personalisht, apo përmes emailit, dhe të dërgoni të dhënat personale, duke treguar se dëshironi të ndryshoni shtetin e lindjes nga Jugosllavi në Kosovë, ta përmendni se Jugosllavia nuk ekziston më dhe të tregoni se kjo gjë ka shumë rëndësi për ju”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Cili do të jetë epilogu i diplomës?

Donika Elshani, e cila ka vendosur të kontribuojë në Kosovë pas përfundimit të studimeve në Holandë, e konsideron kapitull të ri kthimin në vendlindje dhe sigurimin e një vendi të punës. Megjithatë, punën e emrit të vendlindjes në diplomë, tha se nuk do ta lë pas krahëve.

“Jam duke menduar që të mos ndalem këtu, sepse po më duket shumë absurde që unë të marr një dokument, një diplomë, dhe aty të figurojë një shtet, një entitet që nuk ekziston tash e sa kohë”, ka deklaruar ajo./m.j

Next Post
“O Bud Spencer i Shqipërisë”/ Militanti i kujton Berishës: Na thoje kanë dalë “tigrat” e Tepelenës! Ish-kryeministri: E kisha mbyllur kapitullin, largimi im ishte pa kthim, por…!

“O Bud Spencer i Shqipërisë”/ Militanti i kujton Berishës: Na thoje kanë dalë “tigrat” e Tepelenës! Ish-kryeministri: E kisha mbyllur kapitullin, largimi im ishte pa kthim, por…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

July 29, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Nëna Liza si anatomia e një proteste që kërkon t’ia nisim prapë nga e para

July 29, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Bislimi: Protestat në Shqipëri duhen hetuar, ka përpjekje për destabilizim

July 29, 2026
Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

Pushimi menstrual për gratë, Braçe sfidon qeverinë pas shembullit të Malit të Zi: Në shtator e çoj sërish në Kuvend

July 29, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Lezhë/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe përfundoi poshtë tij, shoferi ndërron jetë në vend

July 29, 2026
A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

A fitojmë me lekun e forcuar ndjeshëm?

July 29, 2026
Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

Tragjedi në Greqi, dy zjarrfikës humbin jetën gjatë betejës me flakët në Kretë

July 29, 2026
BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

July 29, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

Balla sulmon Qosen: Pa asnjë punë prej tre vitesh, në kulm të sezonit shkallmon qendrën e Kavajës!

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com