• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studenti i shkëlqyer 19-vjeçar u vra vetëm sepse ishte objektiv i arritshëm?

by A R
23/09/2022 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erjon Xhenje ishte vetëm 19 vjeç. Një student i shkëlqyer fizioterapie, jeta e të cilit u ndal mbrëmjen e 18 Shtatorit. Ai po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër, kur u qëllua për vdekje. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë, sipas policisë është Bajram Çekorja… Motivi? Me gjasë hakmarrja. Ashtu siç raporton edhe gazetarja Emi Kalaja, dyshimet janë se Erjon Xhenje ishte objektivi më i arritshëm për hakmarrjen që Bajram Çekorja duket se po kërkonte për vrasjen e të atit të tij.

Një ditë më parë, 24-vjeçari u shpall sërish në kërkim nga policia e Shkodrës, tashmë për vrasjen e të riut 19-vjeçar. Emri i Bajram Çekores u artikulua fillimisht për atentatin e dështuar ndaj Alban Bruçajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 25 Gushtit.

Vetëm 2 ditë më pas, policia tha se autor i dyshuar ishte Bajram Çekorja dhe Tornado Fusha, e shkak ishte një konflikt që palët kishin pasur 2 vite më herët.

Më 29 Gusht, Ismet Çekorja, babai i 24-vjeçarit doli në një deklaratë për mediat, duke mohuar që djali i tij të qëndronte pas atentatit e duke i quajtur inskenime.

Por 5 ditë më pas, më datë 2 Shtator, 58-vjeçari u ekzekutua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

E ndonëse zyrtarisht vrasësi i Ismet Çekores nuk dihet, dyshimet janë se të përfshirë në vrasjen e tij janë kushërinjtë e të riut Erjon Xhenje. Ky besohet të jetë dhe motivi përse djali i Ismet Çekores, pikërisht 24-vjeçari Bajram Çekorja të jetë hakmarrë duke i marrë jetën të riut 19-vjeçar.

Momentalisht nuk është ende e qartë sesi arriti policia e Shkodrës të identifikonte pikërisht 24-vjeçarin Çekorja si autor i vrasjes së 19-vjeçarit, megjithatë, siç edhe gazetarja Kalaja sjell në vëmendje, autoritetet që prej fillimisht shpresonin tek gjurmët e gishtërinjve të gjetura në armën e krimit që autorët e braktisën në lagjen Guerrile. Po ashtu, edhe kamerat e sigurisë duket se kanë mundur të ndihmojnë autoritetet për të krijuar një identikit të autorit.

Në vrasjen e Erjon Xhenjes të përfshirë ishin dy persona. Por teksa policia zyrtarisht identifikoi Bajram Çekoren si një prej tyre, identiteti i personit të dytë nuk dihet ende.

/a.r

Next Post
Mali i Zi/ Presidenti Gjukanoviç refuzon Llekiç si mandatar për krijimin e qeverisë: Vetëm zgjedhje të reja

Shumica në Mal të Zi, mbledh firmat për shkarkimin e Presidentit Gjukanoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In