• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët refuzojnë dialogun: Plotësoni kërkesat, keni afat deri nesër!

by Java News
10/12/2018 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me thirrjet “Nuk ka negociata” dhe “Nuk ka dialog”, studentët janë grumbulluar masivisht para Ministrisë së Arsimit.

Teksa Rama u bënte thirrje per dialog, studentet shprehen publikisht refuzimin e tyre.

Ata kanë qenë të prerë në përgjigjen e tyre se nuk do të ketë dialog, pasi kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

“Dua të them që kryeministri kërkon dialog dhe negociata. Ne po kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë plotësimin e kushteve. Ai normalisht kërkon dialog. Ne nuk jemi kundër me propozimet që ai tha. Nuk jemi sot për teknikalitet.  Duhet të plotësohen të 8 kërkesat, pastaj ulemi rrugës dhe i diskutojmë. Janë të pangeciueshme. Ne nuk pranojmë të negociojmë në asnjë mënyrë. Nuk duam të marrim premtime të rreme.  Sot është pika ku kupa ka nisur të derdhet. Ata nuk deshën dialog kur vendosën tarifat”, thanë ata.

Ata janë shprehur se nuk do të ngrejnë përfaqësi nga radhët e tyre për të dialoguar me kryeministrin. Nga protesta përpara Ministrisë së Arsimit studentët i kanë kërkuar kryeministrit përmbushjen e të gjitha pikave të tyre, pa qenë nevoja për negociata apo dialog.

Madje studentet thonë se nëse deri të martën këto kërkesa nuk do të plotësohen, ata do ta përshkallëzojnë protesten e tyre deri në greve urie.

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2018 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar onilne, falas or studentët ne gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

Në letrën drejtuar institucioneve thuhet se studentët do të bojkotojnë mësimin deri kur 8 kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje. “Kushtet janë të panegociueshme”, e mbyllin letrën studnetët.

a.çupaj

Next Post
‘Larvë politike’, reagon Taulant Muka: Prisni edhe pak…

'Larvë politike', reagon Taulant Muka: Prisni edhe pak...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In