• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët protestë në Durrës: Nuk duam plehra, duam dije…

by Java News
02/11/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë vendosur të ngrihen e të protestojnë për problemin me të madh mjedisor djegien e plehrave të qytetit një kilometër larg prej godinave ku studiojnë me orë të tëra.

Me thirrjen “Bashkohu” ata kanë ftuar të gjithë qytetarët e Durrësit t’i bashkohen protestës që ka nisur në orën 11. Ata janë shprehur se studimi është i pamundur kur nuk arrijnë të marrin as frymë.

“Rreth 1 kilometër nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës vazhdon prej vitesh djegia e mbetjeve e cila është kthyer në problemin numër një si për rreth 20 mijë studentë, ashtu edhe për stafin akademik.

Djegia e plehrave në Porto-Romano është, hapur në shkelje me ligjin, por sikur të mos mjaftonte kjo jetë njerëzish rrezikohen çdo ditë në këtë zonë. Jeta e studentëve që shumicën e kohës e kalojnë pranë Universitetit është seriozisht e rrezikuar nga mbetjet kancerogjene që digjen pa asnjë lloj kriteri, dhe jashtë çdo standardi”, deklaruan studentët.

Ata kanë bërë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate ose përshkallëzimi i protestave do të jetë e pashmangshme.

“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, studentëve, stafit akademik dhe administratës është më e rëndësishme se të gjitha. Kjo kauzë është për jetën dhe askush nuk mund të vazhdojë më frekuentimin e këtyre ambienteve, pasi jeta jonë është në fije të perit”, u shprehën studentë

“Ky vendgrumbullim duhet të ishte mbyllur në fakt që prej 2015-ës por sot e kësaj dite në shkelje të ligjit ai vazhdon të funsionojë duke na rrezikuar jetën çdo ditë. Nuk ka për ne si studentë të këtij universiteti se a jeta dhe jeta nuk është politikë, as premtim dhe as vendim qeverie, ministri apo bashkie të këtij vendi. Ndaj ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund kësaj çështjeje. Me anë të kësaj proteste gjejmë kohën për t’u bërë thirrje të gjithë institucioneve vendore që janë kompetente për këtë çështje, qeverisë dhe ministrisë së Mjedisit që të marrin masa urgjente për ndërprerjen e menjëhershme të derdhjes së plehrave në këtë zonë”, tha përfaqësuesja e studentëve.

a.ç

Next Post
Ahmetaj tek ‘Ekonomia’, i përgjigjet KLSH-së: Borxhi brenda objektivit!

"Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike në 4.3%"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In