Duket se tashmë protesta po u jepet partive. Dhe, kjo duket nga mesazhet. Nesër në Tiranë do të zhvillohet protesta e studentëve, por organizimin e saj e kanë marrë në dorë partitë opozitare PD-LSI, duke ja arritur qëllimit të tyre fillestar, rrëmbimit me forcë të protestës studentore.
Mediat kanë publikuar ditën e sotme mesazhe dhe foto nga selitë e këtyre partive në rrethe tek bëjnë përpjekjet e fundit për organizimin e protestës, siç ishte rasti ku Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LRI në Korçë u bëri thirrje atyre ti bashkangjiten protestës si ‘studentë, duke u vënë në dispozicion autobusë falas.
Por nuk ka mbetur pas as selia blu. Organizatorë të saj lajmërojnë me mesazhe në rrjetet sociale se kush vjen në protestë përveç transportit do të ketë edhe ushqim falas.
Mesazhet: