• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët në rrugë, politika në llogore

by Linda Karadaku
14/12/2018 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

 

Pavarësisht nga të gjitha, kjo që po ndodh tani është kriza e arsimit të lartë, që ka dalë tashmë në rrugë. Është krizë kombëtare. Dhe në një krizë të tillë, e gjithë politika shqiptare, pa asnjë përjashtim, është pjesë dhe mban përgjegjësi. Kjo nuk është thjeshtë krizë e kryeministrit dhe as e vetëm kësaj qeverie. Përgjegjësia këtu është kolektive, e të gjithë klasës politike.  Dhe asnjëri prej tyre nuk e ka as të drejtën morale dhe as autoritetin moral të lajë duart si Pilati dhe të thotë se nuk bëri dot gjë, nuk diti gjë, nuk pa gjë. Prandaj edhe zgjidhja nuk mund të vijë nga një njëri dhe as nga vetëm një qeveri. “Në një kohë krize vendore, njerëzit e vullnetit të mirë dhe të mirësisë, duhet ta kenë të mundur të bashkohen pavarësisht nga partia apo politika,” ka thënë Xhon Kenedi. Dhe ajo që është më e rëndësishme, zgjidhjet parciale janë thjeshtë recetë për një përsëritje të krizës ose shpërthim të një krizë të re. Prandaj zgjidhja do duhet të jetë e plotë, me një reformism të gjithë sistemit arsimor. Shqipëria e ka tashmë përvojën e një reforme të tillë të thellë. Përderisa po arrin ta bëjë me drejtësinë, mund ta bëjë edhe me arsimin duke pasur parasysh që problemet e rëndësishme nuk mund të zgjidhen me të njëjtën mënyrë të menduari si atëherë kur u krijuan.

 

Studentët që kanë dalë në rrugë, janë pjesë e shumicës hallemadhe, ashtu si familjet e tyre, ashtu si pjesa dërrmuese e shqiptarëve. Ata i ka bashkuar halli i përbashkët, i ka bashkuar vuajtja dhe pamundësia për të reaguar edhe kur shteti, cilido qoftë institucioni përkatës, me një lehtësi të padurueshme, i shton taksat, pagesat, 5 mijë lekëshat, 2 mijë lekëshat, e kështu me rradhë. Asgjë e re nga fronti i Shqipërisë, kështu ka ndodhur edhe më parë. Por vitet e tranzicionit kanë shkaktuar atë lloj katandisje që, shumica e popullsisë nuk ka më lekë, nuk ka më as 2 mijë lekë më shumë, as 5 mijë lekë më shumë! Është e njëjta lehtësi e padurueshme me të cilën trajtohen problemet në të ashtuquajtura debate televizive si në sherr mejhanesh, me gotën e rakisë përpara!

Sigurisht që problemi i sistemit arsimor nuk është i tashëm, as i para pak viteve. Nuk është vetëm krizë e sistemit universitar, po ka të bëjë me të gjithë sistemin arsimor, që nga kopshtet deri në fakultet. Ka filluar shumë kohë më parë dhe ka kaluar nga eksperimenti në eksperiment, duke shkatërruar dhe duke mos ndërtuar, duke ndryshuar oraret, lëndët, mësuesit; duke prodhuar me shumicë diploma me një cilësi mësimore shumë të diskutueshme, duke mbjellë dhe duke e kthyer në mënyrë jetese korrupsionin; duke nxjerrë breza të tërë të diplomuarish, me një numër të konsiderueshëm thjeshtë të paditur dhe të pazotë.  Sepse ky sistem këtë ka prodhuar dhe këtë prodhon. Mund të rregullohen kushtet ekonomike në universitete, por kjo nuk do të thotë automatikisht ndryshim i mentalitetit të studentit të krijuar në vite dhe dekada, që hyn e del në fakultet, merr diplomën, por nivelin e njohurive e ka, më së paktu, shumë të diskutueshme. Dhe kjo ndodh në një pjesë të madhe sepse sistemi i meritokracisë pasi mbaron fakultetin, nuk funksionon. Mund të dalësh me mesatare të shkelqyer dhe të mos gjesh dot rrugën drejt institucioneve apo kompanive më të suksesshme, ashtu si mund të jesh me mesatare 6 apo 7 dhe të rehatohesh mirë.  Dhe më e dhimbshmja është se vitet ikin, brezat lindin, rriten dhe vdesin me shpresën se Shqipëria vërtetë do bëhet vend normal, një ditë!

Next Post
Teksa përpiqet të europianizojë Ballkanin, Europa është ballkanizuar vetë

Teksa përpiqet të europianizojë Ballkanin, Europa është ballkanizuar vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com