• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Studentët në protestë: Reforma s’kalon

by
23/04/2015 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kartonë të kuq në duar, që simbolizonin votën kundër reformës së Arsimit të Lartë, aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin” zhvilluan të enjten protestën e tyre të tretë. Një grup i madh studentësh nga universitetet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit marshuan nga Korpusi drejt godinës së Kryeministrisë, në shenjë revolte. Protestuesit u mbështetën nga një grup studentësh të ardhur në Tiranë nga Universiteti i Prishtinës.

Studentët protestues e shprehën revoltën e tyre kundër reformës së ndërmarrë nga qeveria e majtë e Edi Ramës përmes pankartave “Reforma nuk kalon”, “Arsim Publik Falas” apo “Për Universitetin, për Shoqërinë”.

Studentët denoncuan gjithashtu procesin jo-transparent, që sipas tyre i ka anashkaluar ata dhe pedagogët si dhe klientelizmit që qëndron pas kësaj reforme.

“Reforma do t’u mundësojë universiteteve private përfitimin e fondeve shtetërore, do të përjashtojë studentët nga e drejta e votës për drejtuesit universitarë si dhe vendos në krye të strukturave, interesat e biznesit privat,” tha Alban Pira, aktivist i Organizatës Politike.

“Kjo reformë abuzon me paratë publike, ndërsa koston e falimentimit do ta paguajnë studentët dhe universiteti publik,” shtoi Pira.

Gjatë protestës, studentët akuzuan kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se po abuzojnë në shpërndarjen e fondeve për arsimin publik.

“I bëjmë me dije Kryeministrit të vendit se ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi, derisa kjo reformë të ndalet, deri sa ky proces shkatërrimtar të marrë fund dhe të kthehet në vend dinjiteti dhe e drejta e universitarëve për një reformë të drejtë,” thanë aktivistët në një komunikatë.

IMG_9160-600x400 IMG_9167-600x400

Ligji për Arsimin e Lartë u miratua nga qeveria më 1 prill 2015, pasi një procesi të gjatë pune nga një Komision i ngritur për të realizuar reformën. Por studentët dhe një numër i madh pedagogësh e kundërshtuan atë, me pretendimin se sugjerimet e tyre nuk u morën parasysh.

Ditën e miratimit të ligjit, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla tha se reforma do të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe besimin e prindërve se “investimi për edukimin do t’ia vlejë”.

Por lëvizja “Për Universitetin” pretendon se reforma nuk merr parasysh kushtet sociale dhe ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare. “Procesi i duhur i reformimit duhet të kishte në qendër studentin dhe pedagogët. Universiteti nuk duhet të jetë ishull i izoluar nga shoqëria,” tha Alban Pira gjatë protestës.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga studentët është mungesa e mundësive për punësim, pas përfundimit të studimeve. “Unë sapo kam përfunduar studimet e larta dhe tani quhem zyrtarisht një e papunë. Gjendja aktuale ofron mundësi punësimi vetëm nga fasoneritë shfrytëzuese dhe të paguara pak,” tha një aktiviste, pjesmarrëse në protestë.

“Jam kundër reformës për shkak se privatizon Universitetin. Nëse dhe tani Universiteti publik është në grahmat e fundit, me këtë reformë ai merr fund përfundimisht,” tha për BIRN aktivistja Bora Mema.

“Për mua kjo reformë nënkupton rritje të tarifave, pasi mënyra e organizimit të universiteteve sipas reformës do të jetë vetëfinancimi. Komisioni që po harton këtë reformë është krijuar me urdhër të kryeministrit dhe i jep llogari vetëm atij, pa kërkuar mendimin e universitarëve,” tha Viktori Çipi, një aktiviste kundër reformës aktuale për arsimin e lartë.

Studentët u larguan nga kryeministria, duke hedhur në drejtim të saj letra higjienike që simbolizonin “reformën”. Ata paralajmëruan të tjera protesta në vazhdim, deri sa zëri i tyre të dëgjohet.

Marrë nga BIRN

Redaksia Online

(Javanews,al)

Next Post

Blushi: Të varfërit do na nxjerrin nga Kuvendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In