• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët e Universitetit të Tetovës në protesta

by Java News
19/12/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët e Universitetit të Tetovës, të cilëve iu janë bashkangjitur edhe disa grupe të studentëve nga Universiteti “Nënë Tereza” nga Shkupi dhe Universitetit të Europës juglindore në Tetovë, përmes protestës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Studentët gjatë parakalimit në rrugët e Tetovës kanë mbajtur parulla, ku shkruhej: “Ndal korrupsionit”, “Kërkojmë drejtësi”, “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”, “Jashtë partitë politike, poshtë nepotizmi”. Studentët marshin protestues e përfunduan para godinës së Universitetit të Tetovës, pasi atyre nuk iu është lejuar hyrja në oborrin e UT-së nga ana e forcave të policisë.

Kërkesat e studentëve

Studentët kanë parashtruar plotësimin e 13 kërkesave, mes të cilave heqjen e pagesës së praktikës dy mujore, zvogëlimin e tarifës për studentët e huaj, largimi i pagesës prej 100€ për çregjistrim nga universiteti, ndalimi i kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar, furnizimi dhe renovimi i sallave, laboratorëve dhe mjeteve tjera të domosdoshme për studentët, parlamenti studentor të jetë i pavarur nga rektori dhe partitë politike, rishikim të titujve akademikaë dhe verifikim të plagjiaturave, të ndërpritet ndikimi i emërimit të mësimdhënësve nga partitë politike dhe urgjentisht të çlirohet Universitetet nga nepotizmi i skajshëm.

“Ne kërkojmë që partitë politike të heqin dorë nga parlamentet studentore”. “Kemi kërkesat që duhet të plotësohen pa dialog e pa asnjë kusht tjetër. Pa plotësimin e kërkesave tona ne nuk do ndalemi. UT-ja është e kapur për fyti nga nepotizmi dhe politika”, ankohen studentët në protestë. “Kemi dal t`i përkrahim studentët, fëmijët tanë”, thonë prindër që kanë marrë pjesë në protestë.

Universitätsgebäude in Tetovo Albanien (DW)Pamje nga Universiteti i Tetovës

“Kërkesat janë shumë me vend, unë jam nga një universitet privat i UEJL-së, bazuar në kërkesat e tyre ata u drejtohen universiteteve shtetërore, megjithatë edhe ne kemi probleme”, thotë studente tjetër. “Unë sot jam në rolin e maturantit, nesër edhe unë do të jem në rolin e studentit, prandaj duhet që këto çështje të zgjidhen sa më parë dhe ne në të ardhmen të kemi kushte më të mira”,- u shpreh një pjesëmarrës tjetër në marshin protestues. Studentët kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditët e ardhshme.

 UT: Jemi të gatshëm të dëgjojmë zërin e studentëve

Nga Universiteti i Tetovës ka dalë një deklaratë për shtyp, ku theksohet, se kurrë nuk ka pasur hezitim të dëgjohet zëri i studentëve dhe se Universiteti i Tetovës është i rinisë studentore dhe popullit. “Për çdo shqetësim studentor, për aq sa kemi pasur ankesa të bazuara dhe të qëndruara, ne gjithmonë kemi marrë masat e duhura dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i qëndrojmë fisnik këtij parimi human, etik dhe ligjor. UT është i popullit dhe rinisë studentore dhe nuk guxon të bëhet tabelë qitjeje e askujt, aq më pak e grupeve të caktuara të interesit. Çdo shqetësim, pakënaqësi apo revoltë duhet të zgjidhet institucionalisht”, thuhet mes tjerash në komunikatën e UT-së.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shkup thotë se po i ndjek me vëmendje kërkesat e studentëve që i paraqitën në protestën e organizuar në Tetovë, edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk janë njoftuar për to. Ajo shprehet se punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor në të gjitha nivelet, përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit./DW

Next Post
Elbasan/ Vrasje në gjueti, 36-vjeçari qëllohet aksidentalisht nga shokët

ELBASAN/ Vrasja aksidentale në gjueti, policia prangos të dyshuarin, emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

June 21, 2026
Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

Grisja e flamurit izraelit, Çupi: Protesta dëshmoi që është raciste dhe mbështetet nga Irani

June 21, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Raporti: 87.7 mld lekë shpenzime nga bashkitë në 2025-ën, 46% e buxhetit vendor shkoi për paga

June 21, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

June 21, 2026
11 Maji, JD Vance mesazh për Shqipërinë: Demokracia mbështetet mbi parimin se zëri i njerëzve ka rëndësi

Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In