Studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur edhe nga studentë të fakulteteve të tjera të universiteteve publike, kanë mbyllur derën e fakultetit këtë mëngjes të acartë për të shprehur revoltën e tyre ndaj zhvatjes së studentëve nëpërmjet tarifave të kripura.
Ata kanë krijuar sërish një “këngë” për qeveritarët dhe pushtetin që sipas tyre po u heq mundësinë e studimeve të larta në arsim publik falas.
Asnjë lek për krizën tuaj,
nuk paguajmë vërtetime
as tarifa, as kredite,
nuk paguajmë për konvikte
në mizerje, në mjerime
as për libra, për diploma
nuk paguajmë për kartona
nuk paguajmë për dekanin
s’jap haraç për rektoratin
nuk paguaj korruptimin
kompromisin dhe mashtrimin
nuk paguajmë për reformën
….
