• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studentët duhet të artikulohen politikisht

by Mero Baze
07/12/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Shikoj me dhjetra njerëz që nxitojnë të këshillojnë studentët të qëndrojnë larg politikës. Shikoj pankata që tregojnë drejtimin nga duhet të ecin nesër, të mos përballen me PD,që është në protestë para qeverisë. Dhe mbi të gjitha shikoj vet studentë që mbajnë pankarta në duar apo statuse në facebook ku betohen se “nuk janë as të majtë as të djathtë”, por studentë.

Kjo është një situatë paksa absurde.

Deri më tani kërkesat e studentëve, janë kërkesa që kanë të bëjnë me ato që ata I quajnë pasoja të reformave gjysmake në arsim. Disa prej tyre janë thelbësore, nga ato që rrëzojnë sitemin, të tjerat janë populizma.

Nëse ato zgjidhen në atë formë që kërkohen, nuk kanë asnjë kuptim, pasi do të ketë pasoja të tjera në të ardhmen dhe ata do ngrihen prapë për kërkesa të reja.

Thelbi I protestës studentore, duhet të jetë politikë, duhet të jetë I qartë dhe duhet të përballet me reformën në arsim.

Kërkesat e tyre për tarifa dhe vendimet populiste të qeverisë mund të zgjidhin situatën në moment, por nuk zgjidhin problemin.

Për këtë arsye, studentët duhet të heqin dorë nga kinezëria e të mos pasurit mendim politik në këto kërkesa.

Nuk është e domosdoshme të jenë pjesë e PD, apo LSI e PS që kanë miratuar këtë reformë, por mund të kenë mendimin e tyre politik. Dhe duhet ta kenë të qartë.

Nëse protesta e studentëve kërkon të ketë sukses dhe të mbijetoj, ajo duhet të heq dorë nga steriliteti politik dhe duhet ti drejtohet zgjidhjes politike për problemin e saj.

Udhëheqësit e protestës, nëse ka të tillë duhet të identifikohen si përfaqësues politik të protestës dhe të artikulojnë kërkesa që stabilizojnë sipas tyre sistemin e arsimit të lart në Shqipëri. Pastaj qeveria vendos ti pranoj ose jo, opozita po ashtu dhe vet studentët mund të bëhen faktorë politik I ri, nëse mendojnë se platforma e tyre ka shanse.

Nëse nuk e bëjnë këtë, protesta do të rris kakofoninë dhe do humbas integritetin. Një ditë shikojë një Senat Univeristeti që ka kërkesë uljen e notës për master, një tjetër që kërkon kushte në konvikte, ndërkohë që ne paskemi fatkeqësisht 140 mijë studentë dhe në qytetet studentore nuk kemi as dhjetë për qind të tyre.

Kakofonia e kërkesave, populizimi I tyre dhe sikleti për të dialoguar me qeverinë, janë pasoja të qarta të mungesës së politikës në këtë protestë studentore.

Vetëm nëse studentët kanë një qëndrim të qartë politik, ata mund ti shpëtojnë ndikimit të PD, LSI apo PS në protestë.

Të protestuarit pa një qëndrim politik, dhe pa një platformë të studjuar që kërkon reformimin e sistemit, është thjeshtë një protestë studentësh që nuk mban gjatë.

Për shumicën e studentëve shqiptarë , ( e përsëris me tmerr që janë 140 mijë), të qënurit në Universitet është e vetmja kënaqësi  dhe mënyrë jetese si I ri. Shumë të rinjë shqiptarë nuk kanë një vend më të mirë e të lirë se sa si studentë , ku në shkollë shkohet pak, mësohet pak, jetohet keq, por gjithsesi është jetë më e mirë se e çdo të riu tjetër që nuk ka asnjë alternativë. Ndaj dhe kërkesat populiste synojnë gjithnjë e më shumë një llojë lehtësimi për ta mundësuar jetën stduentore, si një segemtnë të rëndësishëm kohor të jetës së tyre dhe jo për të rritur cilësinë dhe vlerën e të qenurit studentë.

Por për shoqërinë studentët vlejnë më shumë, se sa vlen shoqëria jonë, për studentët. Për shoqërinë shqiptare studentët duhet të formojnë elitën universitare në vend dhe duhet ti nënshtrohen arsimit cilësor, universiteteve konkuruese, trupave pedagogjike me njohuri të çertifikuara dhe ti përkushtohen kërkimit shkencor.

Një vend që ka 140 mijë student, 100 mijë nëpunës shteti dhe mijëra vende bosh për njerës të kualifikuar që nuk ke ku I gjen, do të thotë që është një vend në krizë për studentë të vërtet.

Ndaj protesta e tyre duhet të jetë thellësisht politike, dhe kjo nuk ka rëndësi nëse janë pro apo kundër, qeverisë apo opozitës. Sterliteti I tyre , dhe kërkesat e paadresuara politikisht, por vetëm në frymën populiste të protestës, do ta defragmentarizojnë protestën dhe do ta bëjnë atë  një pazar që më shumë do prish punë se sa do të regullojë.

Dhe kur them prish punë, kam parasysh që do konsolidoj parazitizmin dhe universitetet jo cilësore në vend, duke plotësuar kërkesa populiste pa thelb, që po kthejnë në  stil jetese të qenurit student.

 

Next Post
FORMACIONET/ Juvja me Mandzukiç në sulm, Perisiç titullar pë Interin

FORMACIONET/ Juvja me Mandzukiç në sulm, Perisiç titullar pë Interin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In