• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Strukturë për kontrollin e SPAK? Dumani ‘përplaset’ me Manjën: Mbikëqyremi nga KLP dhe ILD, do të sillnit mbingarkesa burokratike

by A R
19/05/2025 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme.

Altin Dumani u shpreh se SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se krijimi i këtyre strukturave të reja të vlerësimit do të rrezikonte të sillte një mbingarkesë burokratike.

“Një rekomandim që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja ‘nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit’. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit”- tha Altin Dumani.

Ndërsa kreu i SPAK shtoi: “SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike”.

Altin Dumani: Pasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund të rri pa thënë disa elementë, disa gjetje tonat.

Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje.

Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike.

Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional.

Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese.

Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.

Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.

Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar.

Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve.

Rekomandimet e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja

Rekomandimet janë në 8 fusha!

Fusha e parë është respektimi i të drejtave të njeriut që duhet jetë në qendër të punës së prokurorisë. Kërkohet respektimi i prezumimit të pafajësisë. Respektimi i të drejtave procedurale të të pandehurve dhe viktimave. Shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit.

Shteti i së drejtës nis nga një hetim korrekt dhe i paanshëm, prokuroria orientohet të promovojë përdorimin e procedurave të posaçme, si marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe gjykimet e shkurtuara, veçanërisht për të miturit dhe në rastet kur ndëshkimi mund të jepet nëpërmjet alternativave efektive.

Fusha e dyta, është forcimi i luftës kundër kriminalitetit. Kërkohet rritja e hetimeve të nisura kryesisht, ndjekje penale efektive për korrupsionin, veçanërisht në nivele të larta dhe hetimi financiare me origjinë kriminale. Duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar veçanërisht në luftën kundër trafikimit  dhe krimit të organizuar.

Fusha e tretë është integriteti, transparenca dhe përgjegjshmëria. Prokuroria duhet të forcojë mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe llogaridhënien përtej procesit të vetting. Duhet trajtuar seriozisht çdo ankese për sjellje të papërsheshme dhe të rritet transparenca për qytetarët.

Fusha e katërt është eficenca dhe ngritja e kapaciteteve funksionale. Nevojitet krijimi i strukturave të specializuara për çështjet komplekse, investim në teknologji dhe burime njerëzore, si dhe  zhvillim i trajnimeve të vazhdueshme.

Fusha e pestë është përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit, sugjerohet përdorimi i inteligjencës artificiale, teknologjisë digjitale dhe analizës së të dhënave. Të intensifikohen metodat proaktive të hetimit përfshirë përgjimet, mjetet financiare dhe mbikëqyrjen elektronike dhe bashkëpunimi me policinë e shtetit dhe policinë gjyqësore.

Fusha e gjashtë është bashkëpunimi me ministrinë e Drejtësisë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojë ngushtësisht për hartimin e politikave penale, shkëmbimin e statistikave, përmirësimin e  ndihmës juridike ndërkombëtare. Dua të konfirmoj se bashkëpunimi i ministrisë së Drejtësisë më Prokurorinë e Përgjithshme dhe SPAK sa i takon ndihmës juridike ndërkombëtare, por edhe shkëmbimit të të dhënave statistikore është në nivel të kënaqshëm.

Fusha e shtatë ka të bëjë me bashkëpunimin ndërinstitucional. Orientohet hartimi i një strategjie të koordinuar mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, policisë së shtetit dhe institucioneve të tjera publike. Marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave, përcaktimi i pikave të kontaktit dhe transparenca ndërinstitucionale janë kyçe për suksesin në përballjen me krimin.

Fusha e tetë është bashkëpunimi ndërkombëtar. Pjesëmarrja aktive në Eurojast, Europol dhe Empact është thelbësore për trajtimin e krimeve ndërkufitare. Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore është mjeti më efektiv për ndarjen në kohe reale të provave dhe për të ndjekur penalisht krimin ndërkufitar.

Next Post
Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Më parë se ti kundervihesh Qeberisë, ju Duman (jo zoti tashmë – mbasi ju doli boja), duhet të dergoni në gjygj, Sali Berishen për 21 janarin dhe Gerdecin, që e keni bërë si çitjanet e grave të dibres….
    Turp tju vijë për pacipësinë tuaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In